Monika Kryemadhi mbushi dje 36 vjeç - Ilir Meta i dhuron 136 trëndafila
Edhe pse super i ngarkuar me punë, ka gjetur kohë që të mendojë për 9 prillin, ditën e lindjes së bashkëshortes dhe mikes së tij më të mirë. Ilir Meta, Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Shqipërisë ka bërë vetëm një pauzë të shkurtër, sa për të shkuar në shtëpi dhe për t’i dhuruar Monikës surprizën e tij, 136 trëndafila për 36-vjetorin e lindjes së saj. 36 për vitet e lindjes dhe 100 plus, si për të thënë edhe 100 të tjera. Monika është gjendur përballë një surprize, pasi shpesh është shprehur se i shoqi nuk është shumë i prerë për të bërë dhurata. Por kësaj here, ajo që e ka kënaqur më shumë ka qenë ideja dhe përkushtimi. Edhe 100 Monikës!