Seldi i fiksuar mbas balerinave Në pub me një nga ish-velinat
Vajza me të cilën është lidhur brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk është balerinë, por gjithsesi djali 24-vjeçar nga Tirana duket mjaft i përkushtuar mbas saj. Natyrisht, jeta në izolim të plotë të krijon më shumë kushte për t’u afeksionuar për dikë aty brenda, por ne kishim dëshirë t’ju sillnim në vëmendje disa detaje nga jeta e Seldit, para se të futej në “Big Brother”. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u bërë i famshëm dhe është futur aty pikërisht për këtë qëllim. Kjo mund të ketë qenë dhe arsyeja pse ai ka preferuar të shoqërohet me personazhe të njohur nga bota e televizionit dhe spektaklit. Tashmë dihet lidhja e tij tre vjeçare me Lorin, balerinën e cila është momentalisht e angazhuar me programin “Dancing with the stars”. Nuk dihen arsyet e ndarjes së tyre, por gjithsesi miqtë tregojnë se edhe në këtë lidhje Seldi ka qenë shumë i përkushtuar. Ndërkohë, paparaci ynë pak muaj se të futej në “Big Brother” e ka fotografuar Seldin në një nga pub-et e Tiranës, me një nga ish velinat e programit “Fiks Fare”, me Livian. Pra përsëri me një balerinë e përsëri me një bjonde. Asokohe, Seldi ishte pothuajse i panjohur si këngëtar, por paparacit tonë i ka tërhequr vëmendejn Livia dhe kurioziteti se me kë po shoqërohej dhe me kë ndante ajo momentet intime. Tani ai është i njohur dhe ne nuk ngurrojmë të nxjerrim nga arkiva fotot e tij me femra të ndryshme, gjithmonë me kusht që ato të jenë të njohura.