E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxehet aksi Korçë-Vlorë tani akuzat janë “live”

SHKRUAN: Jeton Selimi 19-04-2011 11:23

“Në Peqin kishte njerëz të armatosur”, është padyshim “kryevepra” e fundit që ka prodhuar debati Korçë-Vlorë, ku të dyja qytetet janë përfshirë në ankthin e titullit kampion. Shpëtim Gjika, që deri të premten përpara orës 16:00 e shikonte skuadrën e tij në vend të parë, ka vendosur të hidhet në aksion e të bëjë çmos që të denoncojë, atë që sipas tij në Peqin ishte anormale. “Njerëz të armatosur, militarë, ishin në stadiumin e Peqinit, - tregon Gjika për “Skaner” – Një situatë e paprecedent. Gjyqtarët kanë qenë të terrorizuar dhe kanë hyrë në fushë vetëm 5 minuta përpara se të fillonte loja. Fitorja nuk mund të arrihet me mjete të tilla jo të ndershme,” deklaron Gjika për ndeshjen e Peqinit, ku Flamurtari humbi edhe vendin e parë në klasifikim. Gjithashtu, kryebashkiaku i qytetit bregdetar, akuzon edhe ndeshjen e luajtur në kryqyetet, aty ku Dinamo zhvilloi maskaradën e radhës me Skënderbeun. “Të gjithë e panë që “Qemal Stafa” u luajt estrada e radhës. Federata? Përse ka federatë?” i është përgjigjur retorikisht Gjika pyetjes nëse FSHF do të ndërhynte për këto çështje.

Megjithatë, reagimi ka ardhur i shpejtë nga Korça dhe ai që e ngre zërin është njeriu që shikon t’i nëpërkëmbet puna, pasi që prej ardhjes së tij, Skënderbeu jo vetëm që ka ngushtuar hendekun me Flamurtarin, por ka arritur ta lërë pas në renditje. Shpëtim Duro nuk i ka kapërdirë dot akuzat vlonjate dhe ka kaluar menjëherë në një kundërsulm të shpejtë: “Ne fituam ndaj Dinamos, pasi blutë kishin shumë mungesa. Ne, në 3 ndeshje këtë sezon, i kemi marrë 3 fitore Dinamos, ndërkohë që vlonjatët i kanë marrë 2 fitore dhe pritet që të ndodhë edhe e treta këtë javë, pasi Dinamo do të luajë me formacionin që luajti ndaj nesh. Duhet ta pranojmë që çdo ekip ka aleatë në një kampionat. Ashtu siç kemi ne, ka edhe Flamurtari dhe vlonjatët të mos dalin kaq të pastër, sa të thonë që të gjitha pikët i kanë fituar me meritë. Ne nuk kemi 61 pikë në klasifikim, të gjitha të përfolura, apo jo? Kjo do të thotë që ne jemi në krye me meritë dhe nuk është faji ynë që ne kemi qenë dominues në këtë fazë të tretë dhe që vlonjatët kanë gabuar shumë në këtë fazë. Fitorja është fitore dhe unë mund të them se e rëndësishme është që ndodhemi në krye dhe kjo sigurisht që nuk është pak,” ka përfunduar Duro deklaratën e tij për mediat, ku nuk ka

Gjika: Kam menduar ta

tërheq Flamurtarin nga gara

Kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka lëshuar një tjetër deklaratë-bombë. Sipas tij, Flamurtari ka qenë duke e braktisur garën për shkak të lojërave të dyfishta të Skënderbeut. Por, duke qenë se diçka e tillë nuk ndodhi kur vlonjatët kryesonin, sipas Gjokës, nuk do të ndodhë as tani. “Kam qenë i tunduar për t’u larguar nga gara në disa raste, por duke qenë se diçka të tillë nuk e bëra kur Flamurtari ishte në vend të parë, tani që jemi në vend të dytë do të dukej si një shenjë burracakërie nga ana jonë. Kjo nuk është garë e ndershme, askush nuk mund të konkurrojë me një ekip që e nis kampionatin me +9 pikë,” ka deklaruar kryebashikaku Gjika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›