Vetitë kuruese të limonit
Limoni është një produkt i mrekullueshëm me disa veti të veçanta kuruese, dhe që godet qelizat kanceroze. Është 10 000 herë më i fuqishëm se sa kimioterapia!
Atëherë përse nuk jemi në korrent ose të informuar me këto veti të jashtëzakonshme që paska lëngu i limonit ose vetë limoni si frut? Sepse ekzistojnë laboratorë interesantë të fabrikimit të varianteve sintetike, të cilat u sjellin fitime të mahnitshme atyre që i prodhojnë këto ilaçe në rrugë sintetike. Duke u nisur nga kjo, secili mund të ndihmojë mikun e tij ose dikë tjetër që ka nevojë, duke e informuar për vetitë e dobishme që ka lëngu i limonit për parandalimin dhe kurimin e disa sëmundjeve që janë mjaft problematike për njeriun.
Shija e limonit, dihet nga të gjithë që është e këndshme, por, ajo që është më e rëndësishme, nuk jep efektet e tmerrshme të kimioterapisë. Në qoftë se keni mundësi, kultivoni një limon në hapësirën tuaj të kufizuar ose në kopshtin tuaj të shtëpisë. Sa persona kanë vuajtur nga sëmundjet dhe kanë vdekur, në një kohë që sekreti i këtij fruti është fshehur me smirë, për arsyen e vetme që të mos cenohen interesat shumëmilionëshe të kompanive të mëdha prodhuese të barnave sintetike.
Siç dihet, limoni si bimë nuk zë shumë vend dhe njihen varietete të ndryshme, në madhësi, formë dhe prodhimtari, por duhet të dimë se efektet kurative ndaj sëmundjeve janë shumë të përafërta.
Mund ta konsumoni frutin në mënyra të ndryshme:
- mund ta hani pulpen të prerë në feta,
- ta bëni lëng në formë limonade me ose pa sheqer, sipas dëshirës dhe kufizimit që mund të keni ndaj sheqerit,
- mund të konsumohet edhe në një formë të kombinuar që do të thotë: lëng limoni i përzier me hudhër. Në këtë rast mënyra e përgatitjes dhe përdorimi bëhet me një procedurë të caktuar.
Lëngut të limonit i atribuohen veti të mira, ajo më interesantja është efekti mbi cistet dhe tumoret. Ky frut është një derman, ilaç, i provuar shkencërisht, kundër kancerit të të gjitha tipave dhe formave. Disa pohojnë se ka përdorim të gjerë në të gjitha tipat e kancerit. Konsiderohet gjithashtu, se është një faktor veprues si antimikrobik me spektër të gjerë; efikas kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave, efikas kundër parazitëve në aparatin tretës, rregullues i tensionit arterial të lartë. Është në të njëjtën kohë antidepresiv, lufton streset dhe sëmundjet nervore. Burimi i këtij informacioni është magjepsës; dhe vjen nga njëra fabrikë nga më të mëdha të medikamenteve në botë, e cila pohon se pas shumë provash dhe eksperimenteve të kryera pas viteve 1970, rezultatet kanë evidentuar se lëngu i limonit godet qelizat malinje të 12 tipeve të kancerit, e sidomos atë të shtyllës kurrizore, të gjirit, të prostatit, të mushkërive dhe të pankreasit…
Përbërësit e këtij fruti është vërtetuar se veprojnë shumë herë më mirë se sa produkti Adriamicine, produkt kimioterapeutik që përdoret zakonisht në botë për ngadalësimin e rritjes të celulave kanceroze. Ajo që është më e habitshme është se ky tip terapie, me ekstrat limoni, shkatërron vetëm qelizat malinje kanceroze dhe nuk ka asnjë efekt dëmtues në qelizat e shëndosha.
Një tjetër mënyrë e përdorimit të limonit është ajo e përzierjes së lëngut me hudhër të shtypur sipas një procedure të caktuar.
Ky preparat është studiuar dhe përgatitur për herë të parë nga një mjek rus dhe është quajtur “Mrekullia”.
Në një kavanoz përzihen 2 litra lëng limoni (mund të merret edhe 1 litër) me 40 thelpinj hudhre të shtypur në havan ose të grirë sa më imtë në makinën që përdoret për ushqimin e fëmijëve (për 1 litër merren 20 thelpinj). Kavanozi mbyllet dhe lihet për 25 ditë në një vend pa dritë që të mos oksidohet. Çdo ditë duhet të tundet, por pa e hapur. Pas 25 ditësh, hudhrat janë tretur plotësisht dhe lëngu merr pamjen me ngjyrë të lehtë bezhë, si të bozës.
Çdo ditë në mëngjes, esëll, pihet 50-70 ml (diçka më tepër se një filxhan kafeje).
Kujdes! Në këtë përzierje nuk duhet të shtohet ujë ose sheqer.
Efektet e ilaçit:
1. Kuron të gjitha infeksionet në damarët e gjakut, hap damarët e ngushtuar dhe lufton hipertensionin.
2. Ul nivelin e kolesterolit dhe të yndyrnave në gjak, ul nivelin e sheqerit dhe bën rinovimin e pankreasit.
3. Tret gurët në veshka dhe tëmth, pastron rrugët urinare dhe infeksionet dhe ndalon ënjtjet.
4. Lufton helicobacter (mikrob i ulçerës), duke bërë shërimin e ulçerës së stomakut dhe të zorrëve.
5. Parandalon dhe kuron të gjitha infeksionet reumatizmale, ndalon dhimbjet reumatike të çdo lloji dhe bën të mundur rinovimin e indeve të kyçeve.
6. Ndihmon në rinovimin e qelizave të trurit dhe nervave, e në këtë mënyrë kuron paralizat.
7. Fuqizon në maksimum sistemin imunitar të organizmit, duke parandaluar alergjitë dhe e bën organizmin shumë rezistent deri dhe ndaj kancerit.
Kohët e fundit ky ilaç po përdoret gjithnjë dhe më tepër në ShBA, ku dhe i kanë vënë emrin “Mrekullia e rinimit”.
*Doktor i Shkencave