Protesta të reja në Siri, 8 të vdekur

Forcat siriane të Sigurisë kanë qëlluar për vdekje 8 persona gjatë mëngjesit të sotem, ndërsa ndërhynë për të shpërndarë një protestë kundër presidentit të vendit Bashar al-Assad. Sipas mediave ndërkombëtare protesta po zhvillohej në qytetin Homs.
Ndërkohë grupet e të drejtave thonë se të paktën 1000 persona janë vrarë në Siri në harkun kohor të 10 javëvë të protestave që kanë përfshirë vendin.
Protestuesit kërkojnë reforma demokratike dhe largimin e presidentit të vendit Bashar al-Assad.