Nxënësit bojkotojnë mësimin: Duam rrugë
VLORE - Rreth 900 nxënës të shkollës 9-vjeçare, 'Ibrahim Kushta' kanë bojkotuar mësimi dhe janë hedhur në protesta duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës që të çon në shkollën e tyre.
Ata i janë drejtuar Baskisë dhe Qarkut të Shkodër, duke iu bërë të ditur drejtueseve vendorë se nuk hyjnë në mësim pa nisur punimet në rrugë. Nxënësit thonë se rruga është tejmase e prishur çka iu bën të pamundur mbërritjen në kohë, për mësim.
"Rruga është me gropa e baltë, ne e kemi të pamundur të vijnë në shkollë", thotë drejtuesja a qeverisë së shkollës. Sipas saj edhe mësuesit i mbështetin në këtë protestë pavarësisht se nuk kanë dalë në rrugë.