PS: Studentët e Kamzës, viktima të sistemit berishian
'Në Universitetin Bujqësor sot gjendja është e rëndë. Sepse janë në gjendje shumë të rëndë disa vajza e djem që nuk quhen as Argita e as Shkëlzen. Që nuk kanë baba Sali Berishën dhe nuk janë fëmijë të oborrit të tij familjar.Por kjo nuk është kurrsesi një arsye që ata të dergjen, të sëmuren apo mos e dhëntë zoti të vdesin në një greve urie që është turpi i këtij pushteti dhe personalisht i Sali Berishës' -
Keshtu nis nje deklarate e PS leshuar sot per media nga selia roze lidhur me greven e studenteve te Kamzes.
'Berisha nuk ka pasur deri sot veshë për të dëgjuar shqetësimin e tyre, pasi me vite të tëra i ka gënjyer me premtimet me të turpshme. Sepse Sali Berisha nuk ka pasur kurrë një politikë arsimore përveç vizionit të errët të universitetit han pa dyer dhe rrumpallë pa cak.Sot Sali Berisha duhet të hapë veshët e t'i dëgjojë ata djem e vajza, përpara se të jetë vonë. Duhet të vijë në vete dhe kuptojë se ai nuk mund të sillet si një njerk harbut me fëmijët e Shqipërisë që nuk quhen Argita apo Shkëlzen.- thuhet ne deklarate