Nxënësit këtë vit me diplomë të maturës, jo me deftesë pjekurie
TIRANË- Diploma e re e shkollës së mesme, që këtë vit do të njihet si Diploma e Maturës është gati, pasi Ministria e Arsimit ka përcaktuar formatin përfundimtar të saj.
Maturantët e këtij viti nuk do të pajisen më me dëftesë pjekurie, por me diplomë, e cila do të faktojë mbarimin e studimeve të shkollës së mesme.
Ajo nuk do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, por dhe në anglisht për t’u dhënë më shumë rëndësi, sikundër mund të përdoren edhe në rastet, kur maturantët do të shkojnë jashtë vendit.
Diploma në përmbajtje të saj do të ketë gjeneralitetet përkatëse të nxënësit dhe konfirmimin që ka mbaruar studimet e mesme në shkollën përkatëse. Ndërkohë, bashkangjitur diplomës, do të jetë edhe suplementi shoqërues, në të cilin do të evidentohen të gjitha rezultatet në nota të arritura nga maturanti gjatë katër apo pesë vjetëve të shkollimit për të gjitha lëndët që ka studiuar.
Po ashtu, në suplementin apo listën e notave do të shënohen edhe rezultatet e arritura në katër provimet e detyruara të maturës 2011.
Diploma, sikundër edhe suplementi, do të kenë elemente të caktuara sigurie, në mënyrë që të jenë të pafalsikueshme.
Sipas Ministrisë së Arsimit kjo diplomë do të lëshohet vetëm në rastet kur maturantët do të klasifikohen kalues në të katër provimet që do të jepen gjatë muajit qershor, ku përfshihen dy lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje.
Marrja e kësaj diplome do të jetë kushti bazë që do të lejojë maturantin ti nënshtrohet garës për pranimet në universitetet për vitin e ardhshëm akademik. Në rregulloren e re të Maturës Shetërore të këtij viti janë hequr sezonet e vjeshtës.Këtë javë pritet që të mbyllet viti shkollor, ndërsa më 26 maj nis sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore, periudhë që përfundon më 30 qershor 2011.
(e.m/ata/BalkanWeb)