E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, emigrantët firmosin peticionin e Aleancës Kuq e Zi

PARMA- Dhjetëra shqiptarë në Itali janë rreshtuar në mbështetje të Aleances Kuq e Zi, duke firmosur peticionin kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare të popullsisë.

Është krijuar në këtë mënyrë Aleanca Kuq e Zi në Emigrim, ku emigrantët kanë firmosur njëzëri peticionin nën thirrje “Kombësia nuk shitet”.

Sipas të dhënave që jep kjo aleancë numërohen mbi 2000 shqiptarë në Itali që kanë hedhur firmën. Fillimisht aksioni ka nisur nga Parma dhe më tej ky do shtrihet edhe në qytete të tjera italiane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›