Bulqizë, apeli i minatorit që lufton me vdekjen: Më ndihmoni për transplantin
BULQIZË- Një minator 44-vjecar i cili ka punuar për 23 vite në minierën e Bulqizës aktualisht vuan nga një sëmundje e rëndë në veshka, cka i ka sjellë daljen jashtë funksionit të këtij organi jetësor. 44-vjecari vuan prej 3 vitesh nga semundja e veshkave dhe ndodhet në kushte të mjerueshme.
7 anëtarët e familjes Kaja jetojnë me 15 000 lekë të reja që trajtohet minatori si invalid. Minatorit 44-vjecar i duhet të kryeje një transplant të veshkës, por operacioni është tepër i kushtueshëm dhe e ka të pamundur që ta përballojë në këto kushte, ndaj ai apelon për ndihmë në NEWS24.
“Jam në kushte të vështira, asnjë ndihmë nuk më japin nga miniera. Kam 5 fëmijë, jam në kushte të vështira, shtëpinë e kam me qera, kërkoj ndihmë nga shteti që të më përkrahë. Më kanë thënë për transplant veshkash, i kam të dyja të dëmtuara. Dukhen 21 mijë euro për të bërë operimin, të marr veshkën e një të afërmi, o të gruas, fëmijës apo motrës. Të dy operimet kaq bëjnë. Unë nuk jam në gjendje t’i përballoj. Duhet të dal jashtë shtetit, por nuk kam mundësi. Unë nuk do ctë bëj...të ushqej fëmijët apo të paguaj ilacet...jam në rrugë të madhe”, thotë i sëmuri Kujtim Kaja.
Bashkëshortja e Kujtim Kajës rrëfen se kushtet e vështira shëndetësore dhe ekonomike bëjnë që 44-vjecari të kalojë shpesh në gjendje depresioni.
“Burrit i është mërzitur edhe jeta, ditë për ditë kur bën dializën thotë që më është mërzitur edhe jeta. Dua të vdes sa më shpejt”, shprehet bashkëshortja.
44-vjecari Kujtim Kaja prej 23 vitesh ka punuar në kushte tepër të vështira për nxjerrjen e kromit në minierën e Bulqizës, nga niveli i 5 deri në nivelin 14, që nënkupton punën deri në 1400 m nën tokë, gjë që disa vite më vonë do të sillte pasoja shëndetësore.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)