E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vrasja e taksistit trupi gjykues këkon gjykim të shpejtë

KORCË- Ka vijuar sot në Korcë seanca gjyqsore e radhës për 6 të pandehurit e vrasjes së taksistit Fredi Talelli nga Piluri i Devollit.

Në seancën e sotme, trupi gjykues i kryesuar nga kreu i gjykatës Adi Belishta kërkoi nga ana e akuzës, por edhe e mbrojtjes, konkluzionet përfundimtare me qëllim që të mos ketë më zvarritje, por një gjykim të shpejtë në seancën e ardhshme ku pritet të jepet edhe vendimi për 6 të pandehurit.

Në seancën, e zhvilluar ditën e sotme ishin të pranishëm sërisht vetëm dy nga 6 të pandehurit, Arnest Xhacka dhe Kastriot Papleka ndërsa mungonin Elkjero Revani, Domeniko Kumria, Jurgen Zeqo dhe Amarildo Selmani. Seanca zgjati gati 4 orë me pyetjen e dëshmitarëve të fundit, konkretisht Ilir Gjyra dhe Klevis Gripshi, të cilët ishin edhe personat që do të blinin mjetin e viktimës.

Trupi gjykus kërkoi leximin e dëshmive të të pandehurve nga organi i akuzës duke konfirmuar edhe njëherë vrasjen me dashje të taksistit Fredi Talelli. Ndërkaq senacat e kaluara janë shoqëruar me tension nga familjarët e viktimës, ndërsa kanë kërkuar vijim normal të procesit dhe jo shtyrje të seancave. Fredi Talelli u vra në nëntor të vitit të kaluar dhe trupi i tij u gjet pas 8 ditësh në një kanal në fshatin Korritë të Korçës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›