Kriza Ekonomike, Shqiperia zgjidhje per turistet evropiane
Kriza ekonomike globale pritet te favorizoje tregun turistik shqiptar kete vit.
Operatoret turistike shqiptare mendojne se ky shans eshte ideal per tregun turistik shqiptar, pasi eshte destinacion i afert me tregun turistik te vendeve Perendimore, jo aq i larget si Karaibet, Maldivet apo edhe Mesdheu Jugor. Sipas kreut te Unionit te Operatoreve Turistike Shqiptare, Sadik Malaj, kete shans mund ta kapim vetem duke bashkerenduar promovimin turistik te vendit tone, ne menyra me agresive e me te larmishme. Ajo qe duhet bere, eshte prezenca me te gjitha menyrat ne kete treg, duke ekspozuar potencialet e kryesisht perparesite e plazheve shqiptare, ecurine e lavderueshme ne infrastrukturen rrugore, qe te con ne destinacionet turistike te vendit, ngritjen e strukturave hoteliere ne te gjithe gjatesine e bregdetit shqiptar te niveleve te mira e te lira, si dhe duke evidentuar situaten e mire politike ne vend, ne kuader edhe te anetaresimit te vendit tone ne NATO. Shqiperia mund te konkurroje ne tregun turistik rajonal per vitin 2009, ne turizmin e reres dhe detit per kategorite ekonomike te turisteve te huaj, duke kombinuar e nderhyre secili nga organet ekzekutive, ato vendore me komunitetin e biznesit, duke bere secili "detyrat e shtepise". Konkretisht, shprehet Malaj, plazhi Durres-Golem eshte nje unitet turistik, i cili eshte dhe kapaciteti me i madh akomodues ne Shqiperi. "Pavaresisht se ky potencial turistik gjykohet se eshte pa studime urbanistike, te gjitha kategorite turistike te vendeve te Evropes Qendrore (Polonia, Sllovakia, Hungaria), vendeve te Evropes Lindore (Rusia, Ukraina,Bjellorusia) dhe vendeve Rajonale ( Bosnja, Maqedonia, Kosova ) ne 80 % te kerkesave te tyre duan t'i bejne pushimet verore ne kete plazh", tha ai. Perparesite e ketij plazhi jane afersia me dy qytetet me te medha shqiptare Tiranen dhe Durresin, plazhi ranor ne kilometra te tera dhe cmimet pergjithesisht te lira te ketij rajoni", theksoi Malaj. Ai nenvizoi edhe mundesine per te qene konkurrues ne krahasim me vendet rajonale per shkak te bukurive natyrore, per nivelin e cmimeve ne disa zona turistike, vecanerisht ne qirate e apartamenteve, ne cilesite e gatimeve, gjellerave me baze perimet dhe ato qe quhen "me luge", por nuk jemi konkurrues ne cilesine e sherbimeve hoteliere, por dhe ne cmimet e hoteleve te nivelit me tre yje. "Shume konkurrues do te ishim ne destinacionet turistike, te lidhura me natyren dhe trashegimine historike qe i kemi me bollek, si me turizmin historik, arkeologjik e kulturor, turizmin malore te ecjeve me kembe, turizmin me bicikleta, agroturizmin, ekoturizmin, turizmin aventure, por edhe disa specifika turistike, si turizmi per trashegimine komuniste, turizmi i ish- bazave ushtarake, etj", tha Malaj.
Parashikimi, 6 milione turiste kete vit ne Shqiperi
Eksperte te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve theksojne se sfida e se ardhmes e turizmit shqiptar eshte te terheqe rreth 6 milione turiste ne vit. Sipas tyre, rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida jone eshte te bejme te mundur terheqjen e 1 per qind te ketyre vizitoreve ne vendin tone. Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te MTKRS-se, 3-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 7 per qind te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik, ne kete krize ekonomike boterore. Tre anije turistike kane prekur fundjaven e shkuar bregun e qytetit te Sarandes, duke sjelle per vizite disaditore 800 turiste nga disa shtete te Evropes. Pavaresisht se kriza ekonomike qe ka perfshire mbare globin do te kete ndikimet e saj negative edhe ne sektorin e turizmit, duket se ne rastin e Shqiperise nuk do te jete keshtu. Operatoret turistike jane optimist se edhe ky sezon turistik do te jete i suksesshem per nga prurjet e turizmit. Sipas tyre, arsye kryesore se pse do te favorizohet Shqiperia edhe kete vit, do te jete mos pajtimi maqedonasve me greket ne lidhje me emrin e Maqedonise. Ky konflikt ndermjet dy vendeve fqinje, pritet te sjelle edhe kete vit nje numer te madhe maqedonasish per pushime ne vendin tone, te cilet me pare i kryenin keto pushime ne Greqi. Gjithashtu situata jo e favorshme e sigurise ne te cilen eshte gjendur kete vit Greqia, pritet te spostoje nje numer te madhe turistesh ne vendin tone.
Rritja
Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te MTKRS-se, 3-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 7 per qind te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008.