E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxenesit shqiptare, me te ngarkuarit me mesime Luljeta Ndoka

Nxenesit shqiptare jane mjaft te ngarkuar nga ana mesimore. Sipas Strategjise Kombetare te Arsimit deri ne viti 2015, rezulton se ne krahasim me treguesit e ngarkeses per vendet e OECD (Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim), ngarkesa mesimore aktuale e nxenesve tane eshte shume e larte. Ne fakt, qe nga hartimi i strategjise e deri me tani, eshte punuar ne lidhje me kete ceshtje, por serish ngarkesa mesimore eshte ne nivele te larta.

Ngarkesa

Ne Strategjine Kombetare te Arsimit, i vlefshem per zbatim deri ne vitin 2015, theksohet se nxenesit shqiptare jane te mbingarkuar. Si pike referimi per krahasim jane marre vendet qe aderojne ne OECD, Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ne strategji theksohet se reforma kurrikulare duhet t'a trajtoje me perparesi aspektin cilesor te mesimdhenie - mesimnxenies, ne raport me ate sasior. Gjithashtu, sugjerohet qe t'u sigurohet nxenesve me shume kohe, te kultivohen tek ata shprehite eksperimentuese, si dhe te rritet ambicia per kerkim. Nga ana tjeter, ne strategji lind domosdoshmeria per te zhvilluar operacionet mendore te analizes dhe sintezes gjate procesit mesimor. Ndryshimi i struktures se sistemit parauniversitar (5 vite arsimi fillor, 4 arsimi i mesem i ulet dhe 3 arsimi i mesem i larte) dikton rishikimin e struktures kurrikulare per te zgjidhur problemet qe shtron koha, si dhe per t;a afruar ate me vendet e rajonit dhe te BE. Brenda struktures se aplikuar tashme, ka lindur nevoja per nje integrim vertikal te koncepteve. "Fillimi i praktikes se lendeve me zgjedhje kerkon te planifikohet ne menyre te kujdesshme, per te garantuar zhvillimin gradual te specializimit dhe artikulimit ne programet universitare", thuhet ne strategji.

Kurrikula

Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences thone se po punohet qe kurrikulat tona te jene te peraferta me ato te vendeve te tjera evropiane. "Eshte bere shume pune deri tani e megjithate, po punohet ne vazhdimesi per te eliminuar ngarkesen jo te domosdoshme mesimore", thone burime nga MASH. Zhvillimet e brendshme dhe kerkesa e afrimit me komunitetin evropian diktojne nevojen per rritjen e fleksibilitetit ne hartimin e kurrikules, ne menyre qe shkollat ose niveli lokal t'a pershtatin ate, ne masen qe u lihet ne dispozicion, me nevojat dhe kerkesat e zhvillimit perspektiv lokal ose te tradites. Politikat qe udheheqin perdorimin e lendeve me zgjedhje dhe te grup-lendeve, i sherbejne forcimit te ketij fleksibiliteti. Pak dite me pare, Ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sequi, vleresoi punen e bere per t'i perafruar tekstet shqiptare me ato te vendeve te tjera. Kjo deklarate u shoqerua me ate te Ministrit te Arsimit, Tafaj, per pune dhe perkushtim ne reformen kurrikulare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›