Skandali, PS tenton sërish të bllokojë integrimin Rozeta Rapushi
Ditmir Bushati: "Statusi, jemi vone edhe per vitin tjeter"
Shqiperia nuk merr ftese per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian kete vit, por eshte vone me pergatitjen dhe realizimin e detyrave te lena nga nderkombetaret edhe per vitin tjeter. Keshtu vleresoi dje, deputeti socialist, njeheresh, anetar i Komisionit Parlamentar te Integrimit, Ditmir Bushati, duke shtuar se eshte humbur shume kohe ne plotesimin e 12 prioriteteve te Komisionit Evropian per procesin e integrimit te vendit. "Personalisht nuk pres surpriza. Pres nje fotografim te realitetit shqiptar ashtu sic eshte, nje diagnostikim shume te kthjellet, sic e ben gjithmone Komisioni Evropian dhe pres gjithashtu, edhe percaktimin e nje udherrefyesi te qarte se ku duhet te ece politika shqiptare, cilat duhet te jene detyrat e saj, sepse Shqiperia ka humbur shume kohe. Dhe une them se jemi vone edhe per vitin tjeter dhe duhet te fillojme te punojme ne menyre shume sistematike"- tha Bushati. Vleresimi i socialistit vjen ne nje kohe kur duhen vetem tre jave nga publikimi i progres raportit nga Komisioni Evropian per Shqiperine. Raport i cili do te behet publik ne 12 tetor. Ne keto tre jave, dy forcat politike duket se e kane te pamundur qe te dialogojne me njera-tjetren, aq me pak te bien dakord per reformat e kerkuara. Sipas Bushatit, nuk eshte opozita qe po behet penguese apo bllokuese ne kete proces. Madje, ai theksoi se mazhoranca mund t'i hape rrugen bashkepunimit me shqyrtimin dhe dhenien e nje pergjigjeje pozitive kerkesave te bera se fundmi nga kampi i majte. Pa marre asnje pergjegjesi per kohen e humbur dhe mos miratimin e projektligjeve, qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend dhe jane pjese e 12 prioriteteve te kerkuara nga Komisioni Evropian. "Nuk e pengon opozita qeverine per t'i kthyer pergjigje pozitive kerkesave tona, si per reformen parlamentare, ashtu edhe per ate zgjedhore, qe burojne nga keto 12 perparesi" - u shpreh Bushati. Ne kete menyre, deputeti socialist kujtoi serish faktin se per te nisur bashkepunimi mes paleve, duhet qe mazhoranca te jape pelqimin e saj per propozimet qe ka bere deri me sot Partia Socialiste. Reagimi i Bushatit vjen vetem nje dite pas raportimit ne Komisionin Parlamentar te Integrimit, te Ministres Majlinda Bregu, ne lidhje me zbatimin e 12 prioriteteve te Komisionit Evropian