E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Mos numerimi i votave ne kutine e gabuar binte ndesh me parimet evropian

Raporti i Keshillit te Europes per zgjedhjet e 8 majit e cileson si te rregullt numerimin e votave ne kutite e gabuara. Dokumenti i paraqitur ne Komitetin per Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga vendet anetare te Keshillit te Evropes, nga dy raportuesit, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, shkruan se mos numerimi i votave ne kutine e gabuar do te binte ndesh me parimet evropiane. Ne argumentin qe japin raportuesit per kete proces ne Bashkine e Tiranes, theksojne se per numrin e ketyre votave nuk mund te kete asnje pengese administrative, duke pasur parasysh parimet e pergjithshme. "Ne lidhje me vlefshmerine e votave, Kodi Zgjedhor shqiptar jep nje liste te detajuar te kritereve per shpalljen e pavlefshme te fletes se votimit. Duke pasur parasysh detajet dhe kohezgjatjen e kesaj liste, na u duk se ligjvenesit kishin per qellim qe kjo liste te ishte shteruese. Kjo u konfirmua nga nje numer bashkebiseduesish, te cilet na informuan se komiteti nderpartiak, qe ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte te vendoste nje liste te qarte te kritereve per shpalljen e votave te pavlefshme, ne menyre qe te mos japin asnje diskrecion mbi kete ceshtje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qene burim mosmarreveshjesh ne te kaluaren. Pervec kesaj, sipas standardeve europiane, duhet te ushtrohet kufizim maksimal ne lidhje me pavlefshmerine e votave. Per ne do te dukej qe heqja e te drejtes se votimit te nje votuesi per gabime rigoroze administrative do te binte ndesh me kete parim. Argumente te ngjashme jane shprehur nga Kolegji Zgjedhor, kur ai vendosi per ceshtjen e fleteve te votimit te hedhura gabim. Kjo ceshtje nuk u ndoq me tej nga PS pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor", thuhet ne raport per votat e hedhura ne kutine e gabuar. Ne perfundimet e raportit te bashkeraportereve te Keshillit te Europes, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, flitet dhe per klimen pas zgjedhore ne vend. Ne raport shkruhet se zgjedhjet u pranuan nga qytetaret, por jo nga gjithe lideret politike. Ndersa kerkohet nga te dy kampet te ecin para me reformat. "Zgjedhjet lokale ne Shqiperi tani kane perfunduar zyrtarisht dhe rezultatet e tyre duket qe jane pranuar nga popullata shqiptare, edhe pse jo nga te gjithe lideret e saj politike. Eshte shume e rendesishme qe qendrimet bllokuese te politikes te mos vazhdojne te paralizojne procesin legjislativ dhe miratimin e reformave, qe jane te nevojshme per vendin, duke perfshire edhe reformat per nisjen e negociatave per pranimin e vendit ne Bashkimin Evropian". Pervec situates politike ne vend, raporti ndalet edhe ne demokracine e brendshme te partive. Ne dokument theksohet se duhet te lejohet mendimi ndryshe dhe te mos cilesohet si tradhtar njerezit qe shprehin pikepamje te ndryshme nga ato te qendrimeve zyrtare te partive. "Demokracia e brendshme partiake ka qene e kritikuar nga anetare brenda dy partive, Socialiste dhe asaj Demokratike. Kjo eshte e nje rendesie te madhe, sepse palet duhet te pranojne pikepamjet alternative dhe disidente dhe mos i portretizojne ata si tradhtare te partise. Ne synojme te ndjekim ceshtjen e demokracise se brendshme ne kuadrin e procedures se monitorimit te vazhdueshem", thuhet ne raport.

Pikat kryesore te raportit

-Komiteti nderpartiak, qe ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte te vendoste nje liste te qarte te kritereve per shpalljen e votave te pavlefshme, ne menyre qe te mos japin asnje diskrecion mbi kete ceshtje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qene burim mosmarreveshjesh ne te kaluaren. Pervec kesaj, sipas standardeve europiane, duhet te ushtrohet kufizim maksimal ne lidhje me pavlefshmerine e votave. Per ne do te dukej qe heqja e te drejtes se votimit te nje votuesi per gabime rigoroze administrative do te binte ndesh me kete parim.

-Demokracia e brendshme partiake ka qene e kritikuar nga anetare brenda dy partive, Socialiste dhe asaj Demokratike. Kjo eshte e nje rendesie te madhe, sepse palet duhet te pranojne pikepamjet alternative dhe disidente dhe mos i portretizojne ata si tradhtare te partise. Ne synojme te ndjekim ceshtjen e demokracise se brendshme ne kuadrin e procedures se monitorimit te vazhdueshem.

-Zgjedhjet lokale ne Shqiperi tani kane perfunduar zyrtarisht dhe rezultatet e tyre duket qe jane pranuar nga popullata shqiptare, edhe pse jo nga te gjithe lideret e saj politike. Eshte shume e rendesishme qe qendrimet bllokuese te politikes te mos vazhdojne te paralizojne procesin legjislativ dhe miratimin e reformave, qe jane te nevojshme per vendin, duke perfshire edhe reformat per nisjen e negociatave per pranimin e vendit ne Bashkimin Europian.

- Veprimi ne unison nen koordinimin e ambasadoreve te Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-se ishte dhe eshte e nje rendesie vendimtare per te ruajtur legjitimitetin e institucioneve vendore dhe respektin per vendimet e tyre per te zgjidhur mosmarreveshjen zgjedhore. Prandaj, ne te gjitha rastet, ne kemi theksuar nevojen qe te gjitha palet te pranojne e te permbahen nga vendimet e gjykatave dhe te permbahen nga deklaratat qe mund te perceptohen si minim i legjitimitetit te Gjyqesorit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›