Nxitje për heqjen e mbishkrimeve shqiptare

Mediat maqedonase po nxisin dhe bëjnë thirrje për heqjen e tabelave dygjuhësore në maqedonisht dhe shqip të vendosura në disa institucione shtetërore.
Gjithashtu këto media kanë bërë thirrje që institucionet shtetërore si policia, inspektoratet arsimore dhe inspektoratet e tjera qeveritare të reagojnë edhe për heqjen e tabelave me emrat e rinj të personaliteteve historike shqiptare në katër shkollat shqipe në komunën e Çairit të Shkupit, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas tyre, më shumë se një vit, shteti nuk mund të heq pesë tabela të vendosura siç thuhet në mënyrë antikushtetuese, me rastin e pagëzimit të katër shkollave shqipe në komunën Çair të Shkupit. Debate ka nxitur edhe tabela e vendosur në maqedonasisht dhe shqip pranë institucionit “Qendra Nacionale e Konservimit” që është pjesë e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.
Mediat dhe artistë maqedonas të kulturës kanë theksuar se kjo tabelë pranë këtij institucioni kulturor që gjendet në Çarshinë e Shkupit është joligjore dhe se ajo duhet të hiqet nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre, ky institucion i themeluar më 12 shkurt 1949 në çfarë baze ligjore përdor gjuhën shqipe, kur kjo siç nënvizohet nuk garantohet me ligj që institucionet qeveritare të kenë mbishkrime edhe në gjuhën shqipe. /Indeksonline/