AAK-ja synoi vetëm “kokën” e qeverisjes

AAK-ja i ka dhenë fund dilemave, se ku nuk u pajtua me PDK-në që nuk arritën koalicion e shumë përfolur.
Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se koalicionin nuk u arrit, pasi që AAK-ja këmbënguli vetëm në kryeministrin. Ai tha se nuk është folur për as një dikaster tjetër qeverisës.
“Nuk ka pasur ndarje të ministrive. Krejt bisedat janë zhvilluar tek ndërrimi i rolit kryesor, nëse ndërrohet qeveria rolin ta luaj Aleanca. Pastaj gjerat tjera do duhet të zhvilloheshin më vonë”. tha Isufi për RTK-në.
Isufi pohoi se varfëria, dhe gjendja e rendë shoqërore e kanë bërë AAK-në që të jetë pjesë e përgjegjësisë, dhe kjo gjendje, sipas tij mund të ndërrohet vetëm nëse në qeveri është Aleanca.
“Ne do të jemi shumë kritik që kjo qeveri të përmirësohet, ose në fund të fundit për këtë do të vendosin qytetarët me votën e tyre”.
Nënkryetari i AKK-së tha se, AAK-së nuk i ka mbetur hatri se ministri Agim Çeku ka kaluar në PDK, dhe nuk është kthyer në shtypin e vjetër, AAK-në.
“Është përcaktim i tij, gjithsesi demokratik. Por dihet, kush lëviz shumë dihet ku mbetet në fund”. /Indeksonline/