Nxjerrja e nxënësve në mitingje, PS padi në prokurorinë e Tiranës
Partia Socialiste depoziton në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për përdorimin e administratës dhe nxënësve në mitingje.
Padia është dorëzuar në Prokuroriu nga nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Bledar Çuçi I cili theksoi se ky kallëzim është ndaj disa drejtuesve të institucioneve që detyrojnë vartësit të marrin pjesë në fushatë elektorale.
Sipas Çuçit kreu i PS-së Edi Rama i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm një task forcë për të hetuar këto raste.
Ndërsa vetë kryesocialisti Rama është shprehur në rrjetin social Twitter ka falenderuar dy mësuesit nga Roskoveci të cilët kanë denoncuar drejtorin që i kërkonte të dilnin në mitingje.
Sipas Ramës në 23 qershor do marrë fund robërimi i nëpunësve të shtetit dhe Rilindja do nisë nga çlirimi i mësuesve dhe i shkollave prej dhunës politike.
Flm dy mësueseve nga Roskoveci! Denoncuan drejtorin që i kërkon me zor në mitingun e Saliut! Ky soj fanatikësh do ndëshkohet publikisht. Kurrë më sheshe të mbushur me robër të pushtetit! Kurrë më mësues e nxënës të marre zvarrë në mitingje! Kurrë më një KM që dhunon shkollën! shkruan Rama.