E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxorri gjoksin në internet, ‘Amina’ frikë për jetën

TUNIZI-Një vajzë tuniziania 19-vjeçare, e cila ka zbuluar gjoksin e saj në internet si dhe ka tallur myslimanët e devotshëm, thotë se ka frikë për jetën e saj. Tanimë vajza kërkon strehim jashtë vendit.

Në muajin mars, vajza e identifikuar me pseudonimin “Amina” ka postuar fotografi të saj gjysmë-zhveshur në Facebook, me mesazhin në gjoks:

“Trupi im më takon mua dhe nuk është burim i nderit të askujt”.

Prej asaj dite ajo është fshehur pasi shprehet se ka marrë kërcënime me vdekje. Por, të dielën është shfaqur në një intervistë për një kanal francez ku dhe ka rrëfyer jetën plot ankth që po bën pasi kreu veprimin në internet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›