E Shtunë, 31 Tetor 2026

O Edvin, s’ka kuvend pas kuvendit të burrave...

Pse te mos e themi qe ne fillim. Kur ish-kryeministri socialist Fatos Nano beri kodin elektoral allapartizançe ne vitin 2001 per te rimarre mandatin e dyte, askush përveç demokrateve nuk u pezmatua, madje sikur te mos mjaftonte kjo, jane dhene nga kryetari  i gjykates Femi Abdiu mbi 34 mandate ne tavoline per socialistet. Ky eshte fakt, te nderuar lexues dhe nese duket e pabesueshme kerkoni ne websitin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Vini re, nga 140 deputete, afro ¼ ka qene e mandatuar ne tavoline me urdher. Perseri te nderuar lexues shumatorja e votave per PD dhe koalicionin e saj ishin me te medha se kater vite me vone, pikerisht ne vitin 2005 kur demokratet e moren pushtetin. Meqenese shumica e analisteve e komentatoreve vijne nga klasa dhe origjina e socialisteve askush nuk e permend Femi Abdine ne keto zgjedhje, por kerkohet me çdo kusht te ruhet vota e tre qendrave te votimit ne Fier e te provokohen edhe fakiret te cilet absolutisht nuk ishin grumbulluar per ruajtjen e votes, por për karagjozllëkun e Gramozit. Pyetja eshte, po 4885 kutite e tjera kush i ka ruajtur? Po leternjoftimet e dixhitalizuara ne kohe rekord kush i beri? Po zgjedhje te qeta e te lira ne gjithe vendin kush beri? Po përpilimin e te dhenave e transparencen maksimale elektronike te ketyre zgjedhjeve kush e beri?

Faktin qe Sali Berisha shume para zgjedhjeve e hartimit të kodit elektoral ka deklaruar publikisht se do te votojme ne parlament variantin e opozites per ligjin e zgjedhjeve, e dine te gjithe shqiptaret. Çfarë ka ndodhur, jane bere pishman pas zgjedhjeve te gjitha ata qe mbijetojne ne kurriz dhe me djersen e te tjereve? Jane parapare mundesia e ekzistences se partive te vogla, ata detyrimisht duhet te koalicionoheshin me partite e medha siç e beri Berisha dhe fitoi. Ishin kater koalicione ne gare, plotesisht demokratike e te barabarta, ne fund radhiten i pari deri tek i katerti, keshtu eshte e percaktuar edhe ne kodin zgjedhor. Kryeministri Berisha qe udhehoqi koalicionin “Aleanca e ndryshimit” i fitoi zgjedhjet, pra do te qeverise vendin ne menyre legjitime. Faji i Berishes eshte qe te majtet nuk u bashkuan para zgjedhjeve? Nje fjale nga populli eshte e gdhendur ne mendjen e shpirtin e gjithesecilit: pas luftes e pas shiut dalin shume trima... 

E per te mos e zgjatur, paraqita faktet konkrete te dokumentuara per te qartesuar te painformuarit (te cilet jane te pakte ne vendin tim), se demokratet e kane fituar qeverisjen edhe per kater vite. Nuk eshte as fjale e re dhe as filozofike te pakten per autorin qe ne demokraci qeveriset me vote, qofte ajo edhe nje e vetme me shume se te tjeret. Deri ketu besoj se jemi dakord te gjithe, por tek sofra siç i themi ne shqiptaret duan te afrohen me shume se 12 lugë, tashme ky fenomen eshte zhdukur. Ne vitin 2009 behet fjale per standarde, per zgjedhje te lira e te ndershme, per qytetari e kulture demokratike, per zbatim ligji e te tjera parime qe analistet i kane per zemer. Une e kam thene fjalen time me 28 qershor kur me ka pyetur politika tani e ka fjalen ajo per kater vite. Keshtu flitet ne anet tona, s’ka kuvend pas kuvendit te burrave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›