E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli drejt zgjedhjeve te parakohshme

Izraeli po kalon nje krize te madhe politike dhe duket se kjo do ta coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Kryetarja e partise Kadmia, Tzipi Livni nuk ka mundur te krijoje kabinetin e ri qeveritar pas doreheqjes se Ehud Olmert. Ish ministrja e Jashtme ka informuar presidentin Shimon Perez se bisedimet per krijimin e qeverise se re deshtuan dhe vendi ka shume mundesi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.


Livni do takohet sot me kreun e shtetit hebre per te diskutuar hipotezen e zgjedhjeve te parakohshme. “Bera nje zgjedhje ne te mire te interesave kombetare”, eshte shprehur liderja e partise me te madhe ne Izrael.

“Kur u gjenda mes presioneve te shumta te aleateve dhe ceshtjes se zgjedhjeve te parakohshme, vendosa te ndjek rrugen e dyte”, theksoi Livni.   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›