Mijëra emigrantë dynden në pikat kufitare me shqipërinë
Sipas të dhënava Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit, fluksi i lëvizjes në pikat kryesore të kalimit kufitar rezulton ka pasur një rritje të ndjeshme. Kështu, në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 12290 shtetas dhe 3612 mjete automobilistike. Ndërkohë, në pikën kufitare të Kapshticës, kanë kaluar 9828 shtetas dhe 2457. Edhe në pikat kufitare detare ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve. Në portin e Durrësit kanë ardhur 4052 shtetas shqiptarë dhe 1945 shtetas të huaj. Gjatë natës janë ankoruar 3 tragete, nga të cilët kanë zbritur 4 mijë shtetas dhe 1300 automjete. Numri i automjeteve në këtë pikë që kanë hyrë në vendin tonë është rreth 3680. Në portin e Vlorës, kanë kaluar kufirin rreth 1395 shtetas.