E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: 27-vjeçarja nuk vdiq nga gripi i derrave

Prishtinë -Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se për 27-vjeçarja nga Kosova Valentina Deman, nuk ka vdekur nga gripi i derrave. E reja e ardhur nga Zvicra, ndërroi jetë pak ditë më parë në spitalin e Prishtinës, ku fillimisht dyshohej se ishte e infektuar nga virusi më i fundit i përhapur në botë. Lajmin e ka konfirmuar Skënder Syla, drejtor i OBSH-së për Kosovë.

I kontaktuar nga KTV-ja, Syla ka shpjeguar se ka marrë një telefonatë nga zyra rajonale e OBSH-së për rezultatin negativ të analizave, duke treguar se pacientja nuk ka vdekur si pasojë e gripit të derrave. Ai ka shtuar se shumë shpejt do të marrë këtë konfirmim edhe me shkrim nga OBSH-ja. Instituti i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë masat mbrojtëse, duke marrë parasysh shkallën e pestë të alarmit të ngritur nga OBSH-ja, mirëpo instituti ka shtuar se nuk ka nevojë për panik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›