Danimarkë, bllokohen pasagjerët nga frika e H1N1
Kopenhagë - Rreth 250 pasagjerë të një avioni, i cili vinte nga Nju Jorku për në Kopenhagë, mbetën të bllokuar në bord për dy orë si pasojë e një lajmi të rremë për praninë e një të prekuri me virusin H1N1. Avioni i përkiste kompanisë ajrore skandinave “SAS”.
"Piloti lajmëroi autoritetet aeroportuale gjysmë ore para uljes së avionit, se një burrë i moshës 62 vjeçare ishte i sëmurë, dhe dyshohej se ishte prekur nga gripi i derrave", theksoi Mikel Thrane, zëdhënës i kompanisë ajrore "SAS-Danmark".
Avioni që vinte nga aeroporti njujorkez u drejtua drejt një zone të izoluar të aeroportit të Kastrupit, larg avionëve të tjerë dhe pasagjerëve, të cilët kanë qëndruar për dy orë në bordin e avionit deri në mbërritjen e një mjeku për të ekzaminuar të sëmurin.
Danimarka numëron vetëm një rast me gripin e derrave, një daneze e ardhur nga Nju Jorku më 1 maj që tashmë është shëruar.