Paola: Situata në Kosovë, është stabile
Prishtinë - Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, tha se “situata e përgjithshme në Kosovë është stabile, megjithëqë ka rajone, të cilat janë më të ndjeshme se të tjera, siç është veriu i Kosovës”. Pas takimit të shefave të shtatmadhorisë të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës, admirali Paola, ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i “janë të aftë që ta mbajnë sigurinë e mjaftueshme, pa marrë parasysh disa rajone jo të qeta”.
Më tutje ai njoftoi se procesi i formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilit “i ndihmon NATO-ja”, po zhvillohet mirë. /rel/
Më tutje ai njoftoi se procesi i formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilit “i ndihmon NATO-ja”, po zhvillohet mirë. /rel/