Thaçi: Jo luftë politike, por luftë të shtetit maqedonas
Dibër -Në Maqedoni nuk ka luftë politike demokratike mes partive të shqiptarëve, por bëhet fjalë për luftë të institucioneve shtetërore, të shtetit të sllavomaqedonasve kundër opsionit shqiptar-kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në Dibër, kuvendit zgjedhor të degës së partisë.
Sipas tij kjo urgjentisht duhet të ndalet, për shkak se nëse vazhdon kështu humbet kuptimi i demokracisë në Maqedoni.Kreu i PDSH-së hodhi kritika të ashpra ndaj Qeverisë, duke e akuzuar se po bllokon proceset integruese, po shkatërron deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po ballafaqohet me me krizën ekonomike.
Ai shtoi se koalicioni mes PDSH-së dhe LSDM-së është temë virtuale, sepse, siç tha, të dy partitë nuk kanë gjëra natyrore për koalicionim. "Dëshirohet të fshehet një turp i madh që po ndodh momentalisht, e ai quhet koalicioni VMRO-DPMNE - BDI. Një është e saktë, asnjëherë nuk do të ketë koalicion PDSH - VMRO-DPMNE derisa është kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së", shtoi lideri i PDSH-së. (ina/start)