OBSH: 8.480 persona janë prekur nga virusi i derrave
Deri më tani 8.480 njerëz janë infektuar në 39 vende të botës nga virusi H1N1, ndërsa 72 persona kanë vdekur nga sëmundja e gripit të derrave, bëri të ditur sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në krye të listës janë Shtetet e Bashkuara me 4.714 të infektuar dhe katër të vdekur, kurse pastaj vjen Meksika me 2.895 të infektuar dhe 66 të vdekur nga virusi. Për herë të parë në listën e vendeve ku është regjistruar virusi janë radhitur India, Turqia dhe Malajzia.