E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 12 të vdekur nga shpërthimi i eksplozivit

Swat -Si pasojë e shpërthimit të një makine të mbushur me eksploziv, të paktën 12 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën, bëri të ditur sot policia, ndërkohë që ushtria vazhdon sulmet në luginën Swat kundër talebanëve. ''Një bombë me 30 kilogramë eksploziv shpërtheu në një rrugë të frekuentuar ku si pasojë humbën jetën 12 persona dhe 36 të tjerë u plagosën si gra dhe fëmijë'', deklaroi policia.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi pas kalimit të një autobuzi shkolle në Kashkal, një lagje e populluar në Peshauar. Një numër i madh civilësh janë larguar javët e fundit nga Peshauari për t'i shpëtuar ofensivës së ndërmarrë kundër talebanëve, aleatë të Al-Kaedës, në tre distrikte në veriperëndim të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›