Bankat tregtare në vend vazhdojnë të kreditojnë ekonominë
Drejtori i rrjetit dhe produkteve individuale në Bankën Kombëtare të Greqisë, Ioannis Apostolopoulos, konfirmon mbështetjen me hua si për individët ashtu edhe për biznesin vendas. Apostolopoulos shton se efektet e krizës financiare janë përballuar me sukses nga bankat që operojnë në Shqipëri.
“Ne jemi këtu për të mbështetur qeverinë dhe tregun shqiptar që kanë nevojë për financime në mënyrë që vijohet me rritjen ekonomike. Ne nuk kemi ndalur kurrë dhënien e kredive madje edhe në periudhën më të vështirë të krizës, ne po vazhdojmë me këto operacione. Kriza ndërkombëtare nuk ka influecuar shumë në tregun vendas, unë mendoj se të gjithë ne ja kemi dalë me sukses si bankat ashtu dhe qeveria, besoj se viti i ardhshëm do të jetë akoma më i mirë përsa i takon kredidhënies duke rritur nivelin e ofertës së parasë në sistem.”
Banka Kombëtare e Greqisë aktualisht po i kushton një vëmendje të veçantë kredisë për shtëpi. Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për shtëpi rritet me 5 për qind çdo vit, megjithatë kriteret dhe interesat e aplikuara vitin e fundit nga bankat në vend e kanë mbajtur në distancë konsumatorin shqitpar. Banka Kombëtare e Greqisë bëhet kështu një ndër të parat që nëpërmjet ofertave po kontribuon në rritjen e këtij tregu.