OBSH: Bum semundjesh jo-infektive, shkak menyra e jeteses Sonila Isaku
Stili i jeteses, menyra e te ushqyerit, jeta sedentare, perdorimi i alkoolit dhe duhanit, jane shkaktaret kryesore per shfaqjen e nje sere semundjesh ne popullate. Keshtu sipas raportit me te fundit te Organizates Boterore te Shendetesise rezulton se semundje kronike jo-infektive si kanceri, semundjet e zemres, infarkti, apo diabeti jane ne rritje dhe po shkaktojne vdekjen e shume personave ne vendet me te ardhura te uleta ose mesatare. Ndersa kercenimi me i madh vjen nga semundjet jo ngjitese, te cilat shpesh shkaktohen nga dieta e varfer dhe stili i jetes, ndikimi i mjedisit ose perberja gjenetike. Organizata Boterore e Shendetesise thekson se ne shume pjese te botes numri i rasteve te semundjeve jo ngjitese po rritet dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit vetem se kane rritur kete problem. Sipas eksperteve te OBSH, ndryshimet demografike jane shkaku kryesor i semundjeve jo-ngjitese. Ne shume vende ne zhvillim, popullsia po rritet dhe plaket me shpejtesi, si dhe po perqafon me shume stilin urban te jetes. Por, specialistet thone se semundjet kardiovaskulare nuk jane nje fatalitet. Sipas tyre, ka nje sere faktoresh te lidhur me menyren e jeteses dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike te organizmit. Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve per nje jete te shendetshme, sipas tyre, do te ndihmonte qe te prekeshim me pak nga keto semundje dhe te kishim nje jete me te gjate e me te shendetshme. “Ne perllogarisim se ne vitin 2020, semundjet kronike do kalojne semundjet ngjitese per nga numri i vdekjeve qe shkaktojne ne shume vende te Afrikes. Mbi 30 milione jete mund te shpetohen ne 10 vitet e ardhshme nga marrja e masave te thjeshta, si pakesimi i nivelit te kripes me 15 ose 20 per qind, pakesimi i sasise se duhanit dhe rritja e numrit te njerezve, te cilet jane ne rrezik nga infarkti, qe eshte i sherueshem permes trajtimeve parandaluese”, perllogarit OBSH. Semundjet kardiovaskulare jane shkaku kryesor i vdekjeve ne Shqiperi. Te dhenat tregojne se mbi 50 per qind e vdekjeve te shqiptareve cdo vit kane ne baze nje shkak te lidhur me sistemin e qarkullimit te gjakut. Keto vdekje vazhdojne te rriten si pasoje e ndryshimeve moshore dhe menyres se jeteses. Nderkohe, semundjet tumorale (kanceri) zene vendin e dyte te vdekjeve ne vendin tone. Sipas te dhenave, rreth 6000 persona cdo vit preken nga forma te ndryshme te kancerit. Po keshtu diabeti ka shenuar shifra ne rritje te te prekurve, referuar shifrave te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, jane rreth 58 mije te semure. Nderkohe, qe problem sot mbetet edhe rritja e rasteve te debatit edhe tek femijet, ku sipas te dhenave deri ne 4 per qind e te vegjelve kane probleme me diabetin tip 2.
Faktoret
Organizata Boterore e Shendetesise, thekson se ne shume pjese te botes numri i rasteve te semundjeve jo ngjitese po rritet dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit vetem se kane rritur kete problem. Sipas eksperteve te OBSH, ndryshimet demografike jane shkaku kryesor i semundjeve jo-ngjitese. Ne shume vende ne zhvillim, popullsia po rritet dhe plaket me shpejtesi, si dhe po perqafon me shume stilin urban te jetes. Por, specialistet thone se semundjet kardiovaskulare nuk jane nje fatalitet. Sipas tyre, ka nje sere faktoresh te lidhur me menyren e jeteses dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike te organizmit