E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Evropa rrezikohet nga fruthi, 9 të vdekur në 2011-në

Organizata Botërore e Shëndetësisë me anë të një deklarate për mediat bëri të ditur sot se Evropës po i afrohet një rrezik shumë i madh nga sëmundja virale e njohur me emrin fruth. OBSH informoi se sëmundja mund të përhapet me hapa shumë të shpejt nëse nuk merren masa urgjente për ta parandaluar.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2011, 36 shtete të Evropës Perëndimore kanë raportuar një shifër prej 26,000 rasteve me fruth. Vetëm në Francë janë identifikuar më shumë se 14,000 raste, bën të ditur OBSH. Nga të gjitha këto raste, gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe nëntë raste të vdekjeve, si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Në Evropë, 90 % e rasteve me fruth janë identifikuar te adoleshentët dhe te të rriturit që nuk ishin vaksinuar, apo që kishin dështuar në marrjen e rregullt të vaksinave. Qendrat amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve sugjerojnë vaksinimi të përfshijë 95% të popullatës, me nga dy doza të vaksinave kundër fruthit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›