Arrestohet, tentoi të digjte banesën e policit
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Rilindja të qyteti të Vlorës është tentuar të digjet me benzinë një banesë. Si i dyshuar për këtë ngjarje është arrestuar Adriano Lumaj, vjeç 23, banues në lagjen 28 Nëntori.
Lumaj pasi kishte blerë një bidon me rreth 6 litra benzinë, kishte spërkatur dhe ka tentuar ti vërë flakën derës së banesës së shtetasit E. M., vjeç 27, banues në lagjen Rilindja me detyrë punonjës policie në Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës autori ka ndezur një copë letër me të cilën do të ndizte lëndën djegëse por në moment është diktuar pjesëtarë të familjes që ndodheshin brenda në ambientet e banesës të cilët e kanë fikur letrën e ndezur.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje pasi ditën e djeshme kushëriri i Adriano Lumaj, shtetasi Marjus Veli, ka goditur dhe fyer për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor E. M pasi ky i fundit i kishte bllokuar një motor para rreth një muaji.