"Barclays" dhe "BlackRock" krijojnë institucionin gjigant të menaxhimit të aseteve
BlackRock ka rënë dakord
që të blejë "Barclays Global
Investors" për të krijuar
institucionin më të madh në
botë të menaxhimit të aseteve.
Bëhet fjalë për një marrëveshje
me vlerë 13.5 miliardë dollarë
që "Barclays", banka e dytë më e
fuqishme dhe e madhe në Angli
do ta përdorë për të qetësuar
të gjitha dyshimet në lidhje me
kapitalin e saj. Marrëveshja e
përfunduar me shkëmbim keshi
dhe aksionesh i jep bankës angleze
19.9 për qind të kompanisë
së re dhe dy vende në bordin
e ri të zgjeruar tashmë, që do
të mbajë emrin "BlackRock
Global Investors". Me paratë
e marrëveshjes, "Barclays" do
të forcojë më shumë pozitat e
kapitalit të saj. Për sa i përket
"BlackRock" me qendër në Nju
Jork, ajo e ka paguar një pjesë në
para dhe pjesën tjetër në aksione.
Menjëherë pas lajmit për këtë
lëvizje të re, aksionet e "BlackRock"
janë rritur ndjeshëm. Kjo shitje
forcon shumë pozitat e "Barclays",
kryesisht të bilancit të saj. Kjo bankë
ishte ndër të paktat banka të mëdha
britanike që nuk pranoi ndihmën e
shtetit për të shpëtuar nga goditja
e krizës fi nanciare, sikundër bënë
një pjesë e mirë e bankave. Shefi
ekzekutiv i Barclay‘s, John Varley, u
shpreh se ky transaksion i fundit e
bën institucionin që ai drejton një
nga bankat me kapital më të madh
e më të qëndrueshëm në botë e
mbi të gjitha i hap një të ardhme
të sigurt dhe në rritje e fuqizim të
vazhdueshëm. Rritja e presionit
të institucioneve rregullatore ndaj
bankave për ndarjen e menaxhimit
të aseteve e biznesit të investimit
bankar nga preferencat e klientëve
për menaxhim të pavarur të fondeve
mund të çojë në përsëritjen
e praktikës së dy bankave të mësipërme
edhe nga banka të tjera.
"Ka shumë tregues aktualisht që
flasin për një tendencë të re të
industrisë fi nanciare dhe ne po e
aplikojmë të parët këtë tendencë",
deklaroi shefi ekzekutiv i "Barclays".
Kjo bankë bleu shtatorin
e kaluar edhe biznesin e investimeve
bankare të bankës amerikane
të falimentuar, "Lehman
Brothers".
që të blejë "Barclays Global
Investors" për të krijuar
institucionin më të madh në
botë të menaxhimit të aseteve.
Bëhet fjalë për një marrëveshje
me vlerë 13.5 miliardë dollarë
që "Barclays", banka e dytë më e
fuqishme dhe e madhe në Angli
do ta përdorë për të qetësuar
të gjitha dyshimet në lidhje me
kapitalin e saj. Marrëveshja e
përfunduar me shkëmbim keshi
dhe aksionesh i jep bankës angleze
19.9 për qind të kompanisë
së re dhe dy vende në bordin
e ri të zgjeruar tashmë, që do
të mbajë emrin "BlackRock
Global Investors". Me paratë
e marrëveshjes, "Barclays" do
të forcojë më shumë pozitat e
kapitalit të saj. Për sa i përket
"BlackRock" me qendër në Nju
Jork, ajo e ka paguar një pjesë në
para dhe pjesën tjetër në aksione.
Menjëherë pas lajmit për këtë
lëvizje të re, aksionet e "BlackRock"
janë rritur ndjeshëm. Kjo shitje
forcon shumë pozitat e "Barclays",
kryesisht të bilancit të saj. Kjo bankë
ishte ndër të paktat banka të mëdha
britanike që nuk pranoi ndihmën e
shtetit për të shpëtuar nga goditja
e krizës fi nanciare, sikundër bënë
një pjesë e mirë e bankave. Shefi
ekzekutiv i Barclay‘s, John Varley, u
shpreh se ky transaksion i fundit e
bën institucionin që ai drejton një
nga bankat me kapital më të madh
e më të qëndrueshëm në botë e
mbi të gjitha i hap një të ardhme
të sigurt dhe në rritje e fuqizim të
vazhdueshëm. Rritja e presionit
të institucioneve rregullatore ndaj
bankave për ndarjen e menaxhimit
të aseteve e biznesit të investimit
bankar nga preferencat e klientëve
për menaxhim të pavarur të fondeve
mund të çojë në përsëritjen
e praktikës së dy bankave të mësipërme
edhe nga banka të tjera.
"Ka shumë tregues aktualisht që
flasin për një tendencë të re të
industrisë fi nanciare dhe ne po e
aplikojmë të parët këtë tendencë",
deklaroi shefi ekzekutiv i "Barclays".
Kjo bankë bleu shtatorin
e kaluar edhe biznesin e investimeve
bankare të bankës amerikane
të falimentuar, "Lehman
Brothers".