OBSH: H1N1, pandemi globale!
Stokholm - Organizata Botërore e Shëndetësisë e rrit maksimalisht alarmin për virusin vdekjeprurës të gripit të derrave, që nënkupton pandemi globale. Lajmi konfirmohet nga qeveria suedeze përmes një komunikate për shtyp, e shpërndarë për mediet ndërkombëtare.
Numri i rasteve të këtij gripi po vjen gjithnjë e në rritje, madje shumë prej te prekurve qëndrojnë në reanimacion. Shpallja e pandemisë erdhi si pasojë e situatës kritike në Hong Kong dhe Australi.
Pandemia e fundit e shpallur nga OBSH është ajo e vitit 1968, e cila nisi në Hong-Kong, dhe shkaktoi vdekjen e 1 milionë personave.