E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi vdekjeprurës H1N1 prek nxënësit gjermanë

Berlin - Rreth 30 fëmijë janë prekur nga virusi i gripit të derrave në qytetin gjerman të Dyseldorfit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “DPA”, e cila thotë se të prekurit janë nxënës të një shkolle japoneze në qytetin perëndimor të Gjermanisë.

Fëmijët i përkasin thuajse të gjithë moshës 12-vjeçare. Aktualisht ata nuk paraqesin rrezik për jetën, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre është shtruar në klinikën universitare të Dueseldorfit. Të gjithë të tjerët janë në shtëpitë e tyre në gjendje karantine. Autoritetet e shëndetësisë dyshojnë se njëri prej nxënësve është infektuar nga virusi pas pushimeve në një ishull mesdhetar.

Gjermania regjistron 86 raste me të infektuar nga virusi i gripit të derrave. Gjatë një interviste për televizionin "Ard", drejtori i institutit "Robert Koch" për sëmundjet infektive, Joerg Hacker, paralajmëroi se me ardhjen e vjeshtës do të nisë edhe sezoni i ri gripal, që mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›