E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Shqiptaret te perdorin maskat mbrojtese

Organizata Boterore e Shendetesise ka dhene alarmin edhe per vendin tone, i cili rrezikohet te preket nga gripi i derrit. Sipas rekomandimeve te kesaj te fundit, shqiptaret duhet te fillojne perdorimin e maskave, rritjen e nivelit te higjienes personale, larjen e duarve here pas here dhe kufizimin e udhetimeve jashte vendit. Menjehere pas dhenies se udhezimeve per perdorimin e maskave, farmacite e kryeqytetit kane kerkuar qe te pajisen me keto te fundit. “Gjate mesdites se djeshme por edhe pasdite, kemi pasur kerkesa nga qytetare te ndryshem per maskat, te cilat vendosen perpara aparatit te frymemarrjes” ka pohuar Elvira, farmaciste ne Tirane. Sipas saj, maskat mbrojtese jane te dy cilesive te ndryshme dhe kushtojne perkatesisht 40 dhe 50 leke.

OBSH

Shefi i OBSH-se per Shqiperine, ka dhene alarmin se gripi i derrave, mund te preke edhe vendin tone. Sipas Anshu Banerjee, ekspert i OBSH-se ne Tirane, edhe Shqiperia mund te jete e rrezikuar nga gripi i derrave, pasi virusi i ri, ka zgjeruar harten e shperndarjes se tij. “Duhet te rriten kushtet e higjienes, neper ambiente publike dhe te perdoren maskat. Organizata Boterore e Shendetesise i kerkon serish Shqiperise qe te marre masa te forta, per te perballuar gripin e derrave, qe sipas zyrtareve me te larte, do te kthehet ne nje pandemi. Shqiperia eshte e rrezikuar perderisa virusi ka prekur vendet fqinje”, tha Anshu Banerjee. Sipas tij, Ministria shqiptare e Shendetesise, po ndjeke te gjitha rekomandimet e OBSH-se.

Shkalla

Komisioni i eksperteve qe eshte ngritur prane Ministrise se Shendetesise, po merr te gjitha masat ne pikat kufitare, si dhe ne aeroportin "Nene Tereza". Pas dhenies se sinjalit nga OBSH, se jemi ne fazen 5 te nivelit te vleresimit te pandemise, Ministria e Shendetesise dhe te gjitha organet ne varesi te saj, jane vene ne levizje, duke detajuar planin e masave, ne rast se vendi yne preket nga virusi i H1N1. Ne kuader te masave te marra, Ministria e Shendetesise ka vene ne dispozicion nje fond emergjence, prej 10 milione lekesh(te reja), per perballimin e situates ne rast nevoje, ndersa ka siguruar edhe medikamentet e nevojshme, per te gjitha spitalet e vendit. Gjate takimit me drejtoret e spitaleve ne rrethe dhe shefat e sherbimit infektiv, iu kerkua qe dhomat e izolimit te jene ne fund te pavijoneve, ndersa hyrja e personave si te dyshuar, te prekur nga gripi i derrit, te jete e vecante nga hyrja e pacienteve me semundje te tjera.

I semuri nuk mund te dallohet 3 ditet e para

Ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise, kane pohuar se problemi i madh qe kemi eshte periudha e inkubacionit, pra koha kur ju jeni infektuar, deri tek momenti qe semureni mund te zgjase 3-7 dite. Njerezit qe vijne ne Shqiperi, mund te mos kene ende simptomat e semundjes dhe mund te semuren tre dite, pasi te kene ardhur ketu. “Pra, ka shume mundesi qe kur njerezit mberrijne ne Shqiperi, te mos shfaqin asnje simptome dhe te semuren 3 ose 5 dite, pas mberritjes se tyre. Eshte shume e rendesishme qe ne rastet kur njerezi kane pershtypjen ose ndihen sikur i ka zene gripi, duhet te marrin menjehere masat parandaluese” ka pohuar Anshu Banerjee, ekspert i OBSH-se ne Tirane. Sipas tij, eshte e veshtire te thuhet se cfare mund te ndodhe, arsyeja se perse u rrit shkalla e sigurise, eshte per shkak te situates boterore, pasi me transportin ajror eshte teper e lehte qe virusi te perhapet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›