“Virusi, vaksina eshte ende larg”
INTERVISTA/ Flet Hugh Pennington, profesor ne Universitetin Aberdeen, ne Britanine e Madhe. “"Nuk mendoj se do te jete ne dispozicion ndonje vaksine kunder gripit te derrave per ndoshta 4-6 muajt e ardhshem, per te filluar keshtu vaksinimin e nje numri te arsyeshem njerezish", pohon mikrobiologu Pennington
A mund te na thoni c’eshte gripi i derrave? A eshte forme e re e llojit te virusit te gripit, nga i cili zakonisht infektohen derrat, por jo dhe njerezit?
Virusi i ri quhet virus i derrave sepse perbehet nga komponente te gripit te derrave qe vjen nga Amerika, nga komponente te gripit te derrave nga Evropa dhe Azia, si dhe komponente te gripit te shpezeve dhe gripit te njerezve. Pra, eshte perzierje e viruseve te ndryshme, nje nga derrat, nje nga shpezet dhe nje nga njeriu; eshte lloj i virusit te ri - perzierje e viruseve qe kane qarkulluar per disa kohe neper bote.
Si ka lindur? Cfare dime ne per te deri me tash?
Ne vertet nuk e dime nga vjen, si ka lindur. Supozimi, qe ka dhe mundesi te jete i arsyeshem, eshte se derri eshte infektuar me virusin e njeriut dhe te zogut, perderisa vec ka qene i infektuar me nje nga viruset e tij. Dhe, ne e dime se derrat mund te jene nje lloj i eneve per perzierjen e viruseve, per te zene vend dhe per t’u shfaqur viruse te reja, sepse ne kemi pare qe kjo ka ndodhur ne te kaluaren, jo aq shume me derrat, por me zogjte dhe njerezit po. Viruset nga speciet e ndryshme, kur sulmojne nje kafshe apo njeri, mund te rikombinohen dhe te bejne nje lloj te virusit te ri, te drejtuar vetes se tyre.
Pra, rasti i pare tek njerezit mund te kete ardhur nga kontakti me derra te infektuar?
Kjo eshte e sakte. Dhe, ka mundesi qe te mos e dime kurre, sepse shume shpesh, kur ne provojme dhe i gjurmojme keto gjera, gjurmet fshihen, levizin. Njerezit do te provojne te gjejne nese ky virus ze vend ne derra apo jo, por une nuk do te isha shume optimist per ate.
Por tashme, kjo eshte e transmetueshme nga njeriu ne njeri?
Po, kjo eshte ajo qe eshte e re tek ky lloj i virusit. Ne e kemi ditur qe derrat marrin grip per kohe te gjate; pershkrimi i pare i kesaj ndodhie ishte ne vitet 1930. Nganjehere shume njerez qe kujdesen per derra, e marrin nje lloj gripi nga ta. Por, ajo cfare ndodh zakonisht eshte se kemi te bejme me nje fund te virusit. Virusi infekton pronaret e derrave dhe ata e marrin gripin, por nuk e transferojne tek njerezit e tjere. Kurse, ajo cfare ka ndodhur kete here, eshte e qarte se virusi eshte adoptuar mire tek njerezit, keshtu qe perhapet nga njeriu ne njeri.
A ka rrezik nga ngrenia e mishit te derrit?
Jo, nuk ka rrezik nga mishi i derrit. Eshte pak fat i keq qe ky virus ka marre kete emer - cka te jep idene qe mund te jete dicka qe ka te beje me mishin e derrit apo produktet e derrit.
A eshte gabim te quhet grip i derrave atehere? A po fokusohen njerezit ne nje gje te gabuar kur ata shqetesohen per derrat, per fermat e derrave, mishin e derrave, kur, c’eshte e verteta, jane njerezit ata qe transmetojne infektimin?
Eshte e vertete. Ka kaluar nga te qenit virus i derrit. Eshte virus qe vije nga derrat, por njejte sikur shumica e viruseve te gripit qe infektojne njerezit. Ata, ne nje forme, te gjithe kishin prejardhje nga zogjte ne te kaluaren e larget, por ne nuk i quajme gripe te zogjve - i quajme vetem grip. Ky eshte vetem nje virus i gripit te zakonshem tani per tani dhe sa i rrezikshem eshte, natyrisht qe vetem koha do ta tregoje, fatkeqesisht.
Cilat jane simptomat tek njerezit?
Deri me tash, rastet qe jane studiuar me se miri, jane ato qe kane ndodhur jashte Meksikes, njerezit qe kane udhetuar ne Meksike, kane marre virusin dhe jane semure, ne SHBA, ne Skotlande ose ne Spanje apo vende te tjera. Deri me tash, te gjitha keto raste kane qene bukur te buta – vetem nje apo dy njerez ishin shtrire ne spital. Shumica nga keta njerez jane ndjere te semure, kane pasur ndoshta pak temperature, kollitje, rrjedhje nga hundet, ndoshta kane ndjere pak dhimbje te gjymtyreve. Nje ose dy nga ta kane pasur simptoma te helmimit me ushqim, si diare apo vjellje, cka eshte e pritshme te shihet tek gripi. Kjo eshte moster e zakonshme e llojeve normale te infeksioneve me grip. Pra, nuk ka ndonje menyre qe duke pyetur dike se cfare simptomash ka, te dime nese ata kane pasur kete apo tjeter virus te gripit, meqe ka viruse te tjera, jo viruse te gripit, qe shkaktojne keto lloje te simptomave.
Perderisa simptomat jane sikur te gripit te zakonshem, kur mund te dyshoje dikush se eshte i semure nga ky virus?
Eshte Meksika vendi ne te cilin virusi po qarkullon ne nje shkalle te madhe, keshtu qe te vetmit njerez, per momentin, te cilet duhet te mendojne per mundesine e te infektuarit me gripin e derrave, jane njerezit qe kane qene ne Meksike se fundmi, ose qe kane pasur kontakte shume te aferta me njerezit qe sapo jane kthyer nga pushimet atje.
A mund te kurohet me barna kunder gripit, si p.sh. Tamiflu?
Po, e dime se ky virus eshte i ndjeshem ndaj Tamifluse dhe barerave te tjera anti-virale, te cilat i merrni me inhalim. Kjo thjesht ndalon virusin te rritet. Disa njerez jane kuruar me te deri me tash, por ata kane pasur infeksion te lehte dhe keshtu eshte veshtire te dihet nese Tamiflu ka shume efekt. Tamiflu nuk i ndalon simptomat menjehere, por vetem i zbut ato, ndersa semundja zgjat me pak. Por, sidoqofte, shume njerez bejne me mire pa ndonje tretman.
Nese nje person ka bere vaksinen e gripit kete vit – do ta mbroje?
Jo. Vaksina qe perdoret aktualisht, nuk i mbron njerezit nga ky virus i ri. Tash, po diskutohet shume sikur nje vaksine e re do te duhej pergatitur, qe ka virusin e gripit te derrave ne te, ose si vaksine me vete, ose te vendoset ne vaksinen e vitit tjeter. Sezoni i gripit ne Evrope eshte ne dimer – ata jane te zene me berjen e vaksines per sezonin e ardhshem dhe ceshtja qe po shikohet eshte nese ata duhet te fusin ate virus te ri ne te apo jo.
Sa shpejt mund te zhvillohet vaksina e re?
Puna paraprake po behet, po merret virusi dhe po behet brenda vaksines se virusit, cka, ne fakt, teknikisht eshte prove e drejte para se te behet. Shtrohet pyetja: A po kalojme ne prodhimin e vaksines qe eshte pune shume me e kushtueshme dhe perfshin kompanite qe merren me prodhimin e tyre? Dhe, natyrisht, vete vaksina duhet te testohet, per te pare nese ben pune dhe eshte e sigurt - dhe e gjithe kjo merr kohe. Keshtu qe une nuk mendoj se do te jete ndonje vaksine ne dispozicion per ndoshta 4-6 muajt e ardhshem, per te filluar keshtu vaksinimin e nje numri te arsyeshem njerezish.
Pra, vaksina e gripit stinor nuk eshte mbrojtje. Si mund ta shmangin njerezit infektimin?
Per momentin gjerat e thjeshta, si larja e duarve pasi qe ke teshtire, mos teshtij ne duart tuaja nese mund ta evitosh ate, perdor letra te holla per te teshtire ne to, me mire se facoleta. Keto lloje te higjienes personale te praktikohen - larja e duarve eshte shume e theksuar. Ajo nuk te parandalon ty nga marrja e gripit, por do ta zvogeloje rrezikun qe nese ti e ke marre ate, te mos e perhapesh te dikush tjeter. Pervec kesaj nuk ka shumecka per t’u bere, vetem se te degjohen keshillat qe vijne nga zyrtaret e shendetit publik.