E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH jep alarmin:Gonorea rrezikon të mbetet pa kurë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëiar se bota shumë shpejt rrezikon tw mbetet pa kurën e gonoreas, sëmundje kjo e transmetuar seksualisht.

Mjekja, Manjulla Lusti Marasimhan, shkencëtare në departamentin për sëmundje të transmetuara seksualisht, ka thënë se bakteri “ka zhvilluar rezistencë kundër çdo medikamenti të përdorur”.

OBSH u ka bërë thirrje vendeve të shtrëngojnë rregullat e tyre për përdorimin e antibiotikëve, në mënyrë që ilaçet të jenë efektive.

Në mbarë botën shfaqen më shumë se 100 milionë raste të reja me gonorea për çdo vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›