Rusia miraton ligjin anti-protestë, gjoba të majme zërave kundër

Dhoma e ulët e parlamentit rus ka miratuar një ligj kontrovers, që i rrit shumë gjobat për shkeljen e ligjit në tubimet publike. Ky ligj ka rritur gjobat deri në 30,000 dollarë për organizatorët, kurse deri në 9 mijë dollarë për qytetarët që marrin pjesë në demonstrata, në të cilat prishet rendi publik.
Ligjvënësit opozitarë pa sukses janë munduar ta shtyjnë votimin, duke shtuar rreth 400 amendamente. Kritikët e kanë akuzuar partinë në pushtet që me këtë veprim është duke shkatërruar lirinë në Rusi. Ky ligj tashti pritet të debatohet edhe në Dhomën e Lartë të parlamentit rus.
Rusia u trondit nga tre muaj protesta të fuqishme pas parregullsive që u regjistruan në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe ato presidenciale në prill.
Disa organizata ndërkombëtare dhe aktivistë pro-demokracisë në Rusi kundërshtuan ashpër ligjin e ri, të konsideruar si tejet shtypës dhe frikësues për të gjithë ata që marrin pjesë në manifestime anti-qeritare.