OBSH në alarm: Shëndeti urban në Shqipëri kërcënohet nga sëmundjet infektive
Tiranë ku ndotja e ajrit është katër herë më e lartë se normat e Bashkimit Evropian. Grimcat e respirueshme që shkaktohen nga pluhuri prej vitesh rezultojnë në nivele të larta krahasuar me normat e bashkimit Evropian. Qëndrueshmëria e shifrave tregon se nuk janë marrë masat e duhura për reduktimin e ndotjes së ajrit. Për këtë arsye nevojiten politika të shëndosha në të gjitha fushat e qeverisjes për përmirësimin e shëndetit urban. Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku që i kanoset shëndetit publik si pasojë e mbipopullimit të qyteteve. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka theksuar se për mbrojtjen e shëndetit publik duhet bashkëpunim i qeverisjeve dhe zbatimi i politikave shumëplanëshe. Ndërsa ekspertja e zyrës së OBSH në Tiranë, Ledia Lazri, theksoi se qytetet ballafaqohen sot nga një kërcënim i trefishtë, që janë sëmundjet infektive, sëmundjet ngjitëse dhe dëmtimet aksidentet rrugore, dhuna e krimi. Ajo e konsideroi Shqipërinë ndër vendet e para në rajon përsa i takon ndotjes së ajrit e cila shkakton sëmundje kancerogjene me pasojë vdekjen. Lazri tha se qytetet shqiptare gjenden sot të papërgatitura para këtij rreziku. Sipas të dhënave të ISHP, trafiku dhe pluhuri i shkaktuar nga makinat përbën shkakun kryesor të ndotjes së ajrit dhe pranisë së gazrave kancerogjene.
Last Updated on E Merkure, 07 Prill 2010 19:51