E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen radhët e gjata për pasaporta në Vlorë, shkak mungesa e internetit

Janë shtuar së tepërmi radhët në zyrat e gjendjes civile të qytetit të Vlorës ku aplikohet për pasaportat biometrike. Shkaku i këtyre radhëve të gjata janë rikthimi i emigrantëve për festat e pashkëve dhe me këtë rast ata kanë menduar që të aplikojnë edhe për pasaportat por edhe sinjali shumë i dobët i internetit që funksionon në këto zyra. Tashmë radhët këtu zihen

qysh në orët e para të agimit dhe vazhdojnë gati gjithë ditën. vetë aplikuesit tregojnë se ndonëse vijnë shumë shpejt në mëngjes, ka ndodhur të mos mbarojnë punë brenda ditës por u është dashur të vijnë edhe një ditë tjetër. radhët e gjata vijnë edhe si rezultat se në gjithë qytetin është vetëm një zyrë me tre tavolina pune por edhe ato nuk punojnë non stop gjithë ditën sepse si rezultat i sinjalit të dobët të internetit ndodh që për disa orë të mos punohet fare. Vetë punonjës të kësaj zyre jo në mënyrë zyrtare sepse këtë e kanë të ndaluar në kontratën e punës që kanë lidhur me firmën       Sagem tregojnë se ikja e sinjalit tashmë është bërë e përhershme dhe ndonëse ata janë ankuar disa herë nuk kanë gjetur zgjidhje sepse edhe ata sinjalin e marrin nga zyrat e gjendjes civile dhe edhe aty është i njëjti sinjal i dobët.

Last Updated on E Merkure, 07 Prill 2010 19:53

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›