E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë protestash në Bullgari, akuzohet qeveria

Sofje - Kryeqyteti bullgar, Sofje, është përfshirë nga një valë protestash kundër qeverisë së akuzuar për korrupsion dhe dështim të premtimeve të mbajtura. Mijëra protestues janë përleshur me forcat e policisë gjatë një proteste përpara parlamentit. Mbi 2 000 protestues përfshirë studentë, fermerë dhe aktivistë të mjedisit, thanë se ishin të lodhur nga jeta e vështirë në vendin më të varfër dhe më të korruptuar të Bashkimit Europian. "Protestuesit kërkuan që qeveria e kryesuar nga socialistët të jepte dorëheqjen në lidhje me dështimin e saj për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe të zgjidhnin problemet që po hasen me krizën ekonomike globale. Disa veta thërrisnin "Jepni dorëheqjen" dhe "Mafia". Dhjetëra protestues hodhën topa bore dhe shishe dhe u përleshën për afro një orë me policinë pasi filloi mitingu. Disa nga protestuesit morën plagë të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›