ODIHR Presion mbi administraten. Berisha Nuk duhet te ndodhe me
Tashme eshte nje fakt i pranuar nga te gjitha palet qe administrata shqiptare eshte nen presion per tu angazhuar ne fushate dhe per te votuar per mazhorancen. Kete fakt e ka provuar raporti i misionit te OSBE-ODIHR-it ne raportin e dyte te ndermjetem. Kete e ka pranuar edhe Kryeministri Berisha nderkohe qe opozita dhe mazhoranca akuzojne njera-tjetren. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise i parapriu kritikave te bera ne lidhje me kete ceshtje ne raportin e dyte paraprak te misionit te ODIHR-it ne vend te publikuar ne oret e pasdites se djeshme. Ne kete kuader Berisha i beri thirrje te gjithe administrates qe te mos merrte urdhra per te marre pjese ne tubime te caktuara elektorale dhe te shfaqte lirshem qendrimet e saj politike. Madje Berisha pranoi se raste te tilla ka pasur por i quajti ato sporadike dhe jo ne perputhje me qendrimin e qeverise dhe te mazhorances. Pak ore me vone ne raportin e ODIHR-it theksohej ne menyre te qarte se jane verejtur presione kryesisht te mesuesit dhe nxenesit nga perfaqesues te mazhorances per sa i perket pjesemarrjes ne tubime. Por me heret prefekti i Tiranes Keltis Kruja depozitoi ne Prokurori nje padi ndaj kryetarit te Bashkise Edi Rama duke e akuzuar per punesimin e parregullt dhe pjesemarrjen ne tubime te policeve bashkiake te kryeqytetit.
BerishaNga salla e mbledhjeve te qeverise kreu i saj Sali Berisha u perpoq dje te jepte mesazhin se administrata shqiptare duhej te ishte e lire ne zgjedhjet e saj politike dhe e pandikuar nga presionet qe mund ti beheshin gjate fushates elektorale. Kesaj radhe thirrja e Berishes iu drejtua kryesisht qytetareve duke i ftuar ata te refuzonin cdolloj qendrimi te partive politike per ti bere pjese te fushates dhe zgjedhjeve politike kunder vullnetit te tyre. U bej thirrje punonjesve te administrates qe cdo akt cdo perpjekje per tu imponuar atyre qendrime te caktuara partiake ne kundershtim me vullnetin e tyre te refuzohet ne menyre kategorike dhe i garantoj se cilido prej tyre do te kete mbeshtetjen e plote te Kryeministrit dhe te Keshillit te Ministrave siguroi Berisha. Vetem nje jave perpara zgjedhjeve Berisha theksoi se punonjesit e administrates lokale e qendrore kane te drejtat e tyre te marrin pjese e te ndjekin veprimtarite qe deshirojne te shprehin me voten e tyre mbeshtetjen per kandidatin qe duan pa u ndier te detyruar. Por ndonese kesaj thirrjeje Berisha pranoi se ka pasur raste sipas tij sporadike kur ndaj administrates eshte ushtruar presion. Rastet jane sporadike te kufizuara ka pasur dhe ne kemi informacione qe tek-tuk kane ekzistuar qofte nga administrata qendrore dhe eshte absolutisht cdo rast i papranueshem qofte nga administrata vendore qe eshte absolutisht cdo rast i papranueshem theksoi Berisha duke e pergjithesuar situaten dhe duke bere thirrje per qytetari ne fushate.
RaportiPak ore me vone misioni i vezhgimit te zgjedhjeve te OSBE/ODIHR ne raportin e tij te radhes theksoi se i jane raportuar nje numer akuzash nga perfaqesues te administrates per presion ne lidhje me pjesemarrjen ne aktivitete elektorale te PD-se. Misionit i jane raportuar nga shumica e rajoneve te vendit se ndaj administrates shteterore perfshire mesuesit dhe punonjesit e shendetesise si edhe studentet eshte ushtruar presion ose per te marre pjese ne aktivitetet e fushates te PD-se ose per te mos shkuar ne aktivitetet e opozites theksohet ne raport duke shtuar se presione te tilla pretendohet te perfshijne kercenime per humbjen e vendit te punes. Me pas ne menyre konkrete. raporti citon tri raste presioni ndaj mesuesve per te marre pjese ne aktivitetet e fushates se PD-se ne Kamze dhe ne Vlore.
PadiaPrefekti i Qarkut te Tiranes Kletis Kruja depozitoi dje ne prokurori nje kallezim penal ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama duke e akuzuar kete te fundit se ka punesuar ne muajin maj 9 persona ne kundershtim me ligjin. Sipas padise te Krujes personat e punesuar ne kundershtim me ligjin jane police bashkiake dhe jane punesuar per qellime elektorale. Kryetari i Bashkise se Tiranes ka pasur perfitime te drejtperdrejta duke qene se ka perdorur police bashkiake ne tubime elektorale ne kundershtim me ligjet qe rregullojne punen e policise bashkiake theksohet ne kallezimin penal te prefektit Kletis Kruja. Sipas tij te gjitha keto fakte flasin per shperdorim detyre.