E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Te krijohet ministria e emigracionit

Aleati PDIU propozon qe pas zgjedhjeve te rikonfigurohet qeveria me nje dikaster shtese

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet pjese e koalicionit zgjedhor te mazhorances Aleanca per Qytetarin ka kerkuar dje themelimin e nje ministrie te re ne vend qe eshte ministria e emigracionit. Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi e shprehu kete kerkese ne nje takim elektoral qe zhvilloi dje me qytetaret e njesise bashkiake numer 5 ne kryeqytet. Sipas tij krijimi i nje ministri emigracioni eshte domosdoshmeri dhe se PDIU si pjese e mazhorances qeverisese do ta kerkonte krijimin e saj ne menyre zyrtare menjehere pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Idrizi e quajti themelimin e kesaj ministrie si nje pike te rendesishme te programit te PDIU-se. Kjo eshte nje pike thelbesore e programit tone qe ka te beje me lehtesimin e jeteses se qindra mije ra bashkekombesve tane qe ndodhen jashte atdheut. Ne e kemi prezantuar kete projekt ne te gjitha instancat shteterore jo vetem ne Shqiperi por edhe gjate vizites sone ne Kosove dhe kemi gjetur nje dakordesi ne lidhje me themelimin e nje institucioni qe do te merret me diasporen shqiptare deklaroi PDIU gjate takimit me simpatizante te njesise nr. 5. Ne kete kuader Idrizi mori si shembull Kosoven dhe theksoi se krijimi i kesaj ministrie ne shtetin fqinje eshte nje tjeter tregues se per ne ngritja e kesaj strukture eshte emergjente. Ju te gjithe e pate nje dite me pare themelimin e Ministrise se Emigracionit ne Kosove. Pas ketyre zgjedhjeve ne do te kerkojme me kembengulje themelimin e ministrise se emigracionit per tu ardhur ne ndihme te gjithe shqiptareve qe per arsye ekonomike jane detyruar te braktisin atdheun argumenti Idrizi ne lidhje me kete kerkese te PDIU-se. Gjate ketij takimi elektoral ne kryeqytet Presidenti i Nderit te PDIU-se Tahir Muhedini i beri thirrje politikes shqiptare qe te ulin tonet dhe te bashkohen rreth ceshtjes kombetare. Muhedini u beri thirrje te gjithe banoreve pavaresisht qendrimeve qe te votojne partine kombetare shqiptare. Krijimi i ministrise se emigracionit ose nje komiteti diaspore eshte nje nder pikat kryesore te programit te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet prej themelimit te saj. Kjo pike programore i eshte prezantuar edhe drejtuesve me te larte te shtetit shqiptar ku eshte gjetur nje dakordesi per themelimin e saj. Tashme pritet qe pas zgjedhjeve kjo strukture te ngrihet dhe mendohet se ajo do te drejtohet nga ndonje nga perfaqesuesit e PDIU-se parti kjo e cila tashme eshte pjese e mazhorances te drejtuar nga PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›