E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet dhuna vazhdon mbizoterojne posterat e PD

Denoncimi

Disa zyrtare te shtetit vecanerisht Presidenti dhe Kryeministri kane bere thirrje per nje zhvillim te qete e ligjor te fushates. Megjithate mjedisi i tensionuar politik i muajve te fundit eshte pasqyruar ne disa incidente te dhunshme te lidhura me fushaten. Minibashkia 7 ne Tirane eshte bere skena e disa incidenteve. Me 18 prill nje sasi eksplozivi shpertheu jashte apartamentit te kandidatit te PS-se per kryetar minibashkie duke shkaktuar demtime te vogla. Me 21 prill nje person nderpreu nje aktivitet elektoral te PS-se ne nje lokal dhe u pretendua se ishte duke kercenuar disa prej pjesemarresve. Dy prej ketyre personave kishin njoftuar me pare MVZ e OSBE/ODIHR se i kishin kercenuar gjate zhvillimit se fushates ne ate zone. Me 19 prill u tentua ti vihej zjarri nje zyre elektorale te PS-se ne qytetin e Beratit. Goditjen me thike qe nuk perfundoi fatale ndaj mbeshtetesit te PS-se me 12 prill perpara nje aktiviteti elektoral te PS-se ne minibashkine numer 5 ne Tirane policia e vleresoi si te motivuar politikisht. Dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nje udhezim i KQZ-se qe rregullojne pergjegjesite e kryetareve te bashkive ose komunave per percaktimin e vendeve per afishimin e materialeve te fushates nuk jane zbatuar rregullisht dhe ne shume vende nuk jane zbatuar aspak. Pati nje sere incidentesh te dhunshme gjate periudhes se raportimit lidhur me mosmarreveshjet per vendosjen e flamujve dhe posterave. Me 18 prill ne Sukth qarku Durres nje mbeshtetes i PS-se u rrah keqas ndersa perpiqej te varte flamujt perpara nje mitingu te PS-se. Pati edhe te shtena dhe u arrestua nje aktivist i PD-se per kanosje huliganizem dhe prishje te rendit publik. MVZ i OSBE/ODIHR verejti ne Sukth mbizoterimin e dukshem te materialeve te fushates te PD-se dhe Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet anetare e koalicionit te kryesuar nga PD-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›