E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR: S’jemi polici zgjedhjesh, teknologjia në votime të aplikohet gradualisht

18-12-2012 / Gazeta 55

Në një intervistë televizive, zëdhënësi i ODIHR Thomas Rymer flet për përgatitjen e zgjedhjeve të vitit 2013, ndërsa shton se misioni i parë monitorues pritet të vijë në Shqipëri në pjesën e parë të vitit 2013. Sipas tij ODIHR ka rol monitorues dhe nuk është polici zgjedhjesh. Duke folur për teknologjitë e reja, Rymer ka shtuar se ato duhet të përdoren gradualisht


Me ndryshimet e kodit të ri elektoral, parashikohet që të paktën 6 muaj para zgjedhjeve, duhet të fillojnë procedurat për prokurimin dhe aplikimin e teknologjive që do përdoren në votime, verifikimi i zgjedhësve në Tiranë dhe numri në Fier. Por në KQZ, nuk ka ende asnjë mbledhje që të diskutohet kjo çështje, çfarë sipas opozitës vë në rrezik aplikimin. Cili është qëndrimi i ODIHR për këtë çështje? Zyra e OSBE-së dhe ajo për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), prodhoi ekspertizën, përfshirë futjen e teknologjive të reja të votimit, komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Por që nga ajo periudhë, zyra nuk ka qenë e përfshirë në zhvillimet për ketë periudhë. Në përputhje me praktikat e pranuara për zgjedhje demokratike dhe të mira, ODIHR si në ato diskutime dhe në misionin e zgjedhjeve te fundit parlamentare, rekomandon që teknologjitë e reja e votimit, duke përfshirë numërimit elektronik të votave, duhet të jenë të prezantuara në një mënyrë graduale, hap pas hapi. Problematikat do mund të vlerësohet nga një mision vëzhgues në të ardhmen. Përsa i përket dërgimit të misionit tuaj vëzhgues kur mund të ndodh kjo, duke parë që situata nuk paraqitet aspak normale edhe në KQZ? ODIHR ka marrë tashmë një ftesë për të vëzhguar, nga autoritetet shqiptare. Data e vendosjes për çdo aktivitet të vëzhgimit do të përcaktohet vetëm pas një mision vlerësimi i nevojave (MVN) të ketë lëshuar raportin dhe rekomandimet e tij. NAM pritet të vizitojë Shqipërinë në tremujorin e parë të vitit 2013. Një debat që ka shkaktuar edhe përplasjen e parë në KQZ, ka të bëjë me ndarjen e mandateve. Më konkretisht, opozita ka kundërshtuar mbajtjen e një mandati në qarkun e Kukësit, pasi sipas saj shtimi i popullsisë nuk është real. Ndërsa për qarqet e tjera opozita nuk ka kundërshtuar. Në KQZ ky ndryshim duhet të merrte 5 vota, por morri vetëm 4. Mazhoranca ka deklaruar se do dorëzohet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, që nuk e ka tagrin ligjor për të shqyrtuar në themel, a po rrezikohet përsëritja e procesit të 2011 , ku KQZ nuk ka vendosur për çështjet më të rëndësishme zgjedhore? Ne nuk e kemi vëzhguar nga afër këtë diskutim dhe s’mund të japim një rekomandim pa u njohur nga afër me çështjen. Por misioni i vëzhguesve të ODIRIT, me siguri do e konsiderojë këtë cështje dhe do të japë një rekomandim, sapo të ketë informacionin e duhur dhe të njihet me menyrën se si ky proces ka shkuar. Për ta kthyer në një formë tjetër, roli i ODIHR-it dhe mandati i tij, nuk është për të vepruar si “polici zgjedhjesh”, por sipas kërkesës të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE, për të ofruar rekomandime, bazuar në gjetjet e vëzhgimit të zgjedhjeve, për të ndihmuar ato shtete qe të mbajnë zgjedhje në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›