E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli bojkoton Samitin e Çikagos, jo për shkak të Turqisë

Aleanca Veri-atlantike ka bërë të ditur se Izraeli nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago, por ka mohuar se Turqia, si anëtare e Aleancës, ka penguar pjesëmarrjen e tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e ka justifikuar me faktin e mospjesëmarrjes së Izraelit në misionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike.

Disa raporte të mediave kanë thënë se Turqia ka kundërshtuar praninë e Izraelit në Çikago, për shkak të incidentit të vitit 2010, kur ushtria izraelite ka bastisur anijen me ndihma për Rripin e Gazës, duke vrarë nëntë aktivistë turq.

Ndërkaq Rasmusen ka bërë të ditur se në samit do të marrin pjesë edhe 13 partnerë të NATO-s, por vetëm ata që kanë kontribuar në operacionet ushtarake të Aleancës.

Nikoqir i samitit është presidentit i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ndërsa vetë samiti do të zhvillojë punimet më 20 dhe 21 maj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›