E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD: Pritet rritje ekonomike për vendet e zhvilluara

SHBA - Sipas një raporti të ri, ekonomitë e zhvilluara të botës duket se do të shënojnë rritje më të madhe në muajt e ardhshëm.

Po ashtu, ekonomia e Kinës po shënon progres. Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik me qendër në Paris tha sot se treguesit e rritjes ekonomike në 34 vendet anëtare të organizatës rezultuan pozitivë për të katërtin muaj rresht.

OECD nënvizoi se Shtetet e Bashkuara, vendi me ekonominë më të madhe në botë dhe Japonia në vend të tretë, po shfaqin shenja bindëse përparimi.
Në raport thuhet se ekonomitë e këtyre vendeve e kanë marrë veten pas krizës ekonomike të viteve të fundit.

Po ashtu, OECD tha se Britania dhe Gjermania po përjetojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, ndërkohë që aktiviteti ekonomik i Italisë dhe Francës vazhdon të jetë i ngadaltë.

OECD bëri të ditur se mes ekonomive të mëdha në zhvillim, në veçanti Kina është duke u fuqizuar dhe se Brazili dhe Rusia, po ashtu po përmirësohen. 

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›