E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ne veriun e Mitrovices me tensione por pa incidente

Gjendja ne veriun e Mitrovices vazhdon te jete e tensionuar ndonese autoritetet thone se situata eshte me e qete pas incidentit te fundit ku humbi jeten nje shqiptar dhe u plagosen dy nga femijet e tij. Zyrtare te policise thane se po patrullojne ne zonat e banuara me popullate te perzier ne pjesen veriore te Mitrovices nje zone e banuar me shumice serbe.

Policia deshtoi dje ne perpjekjet per te vendosur pika te perhershme kontrolli pasi qe grupe serbesh penguan vendosjen e tyre duke shkaterruar nje nga shtepizat e policise qe u vendos per pak minuta ne zonen ku kishte ndodhur sulmi ne te cilin humbi jeten 38 vjecari Selver Haradinaj. Perfaqesues te serbeve thane se jane kunder cdo perpjekjeje per vendosjen e pranise se pjesetareve te policise shqiptare pa pranine e policeve serbe qe veprojne ne veriun e Mitrovices.

Policia tha se po vazhdojne hetimet per ndricimin e ketij sulmi i cili nga autoritetet u cilesua si akt terrorist. Qytetaret shqiptare qe jetojne ne veriun e qytetit kane bere thirrje per shtim te masave te sigurise.

Sulmi u denua ne shkalle te gjere nga institucionet vendase e nderkombetare dhe nga partite politike. Levizja Vetevendosje ka kerkuar seance te jashtezakonshme te Parlamentit ndersa ka paralajmeruar se do te kerkoje nga presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne Mitrovice.

Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe vazhdon te jete skena e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe ne ate zone edhe me tej nuk njihen e nuk pranohen institucionet e Prishtines. Qe nga 25 korriku i vitit te kaluar rruget kryesore ne zone jane te bllokuara ne shenje kundershtimit te perpjekjeve te Prishtines per shtrirjen e autoritetit te saj edhe ne veri.

Perfaqesuesit serbe te mbeshtetur nga Beogradi kundershtojne cdo mundesi integrimi ne Kosove ndersa nje pjese e zyrtareve te Serbise angazhohen per ndarjen e Kosoves nje mundesi e cila eshte hedhur poshte nga autoritetet e Prishtines por edhe autoritetet nderkombetare. Por diplomatet perendimore i kane bere thirrje Prishtines qe te hartoje sic eshte thene nje plan per qasje gjitheperfshirese per veriun e Kosoves ndersa gjithnje e me shpesh po permendet mundesia qe te fillojne bisedime te vecanta per kete ceshtje por pas zgjedhjeve presidenciale parlamentare e lokale te Serbise qe do te mbahen me 6 maj.

Paralajmerimi i mbajtjes se ketyre zgjedhjeve edhe ne Kosove kishte nxitur reagime te ashpra te institucioneve te Prishtines qe e cilesojne mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe si cenim te sovranitetit te Kosoves. Ato jane kundershtuar edhe nga institucionet nderkombetare ndersa po kerkohen rruge per te mundesuar votimin e qytetareve serb per zgjedhjet e pergjithshme meqe parimi i dyshtetesise atyre u garantohet me Kushtetuten e Kosoves. Ndonese ende nuk ka nje vendim zyrtare qeveritaret serbe kane paralajmeruar se mund te heqin dore nga organizimi i zgjedhjeve lokale ne Kosove per shkak te sic thuhet pamundesise se realizimit te nje synimi te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›