Presidencialet në SHBA, Rick Santorum tërhiqet nga gara
SHBA - Kandidati mes republikanëve në garën për postin e presidentit amerikan, Rick Santorum shpalli sot tërheqjen nga gara. Santorum doli në një konferencë për mediat ku deklaroi publikisht tërheqjen e tij pas 3 humbjeve të pësuara javën e kaluar dhe problemeve shëndetësore të vajzës së tij.
Siç raporton Washington Post, tërheqja e Santorum i siguron ish-guvernatorit të Massachusetts, Mitt Romney, kandidaturën e republikanëve në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
SEMUNDJA E VAJZËS SË SANTORUM
Vajza e vogël e ish-senatorit të Pennsylvanisë Rick Santorum u shtrua në spital për të dytën herë brenda javës. Vogëlushja 3-vjeçare ka lindur me një sëmundje të rrallë gjenetike, që në të shumtën e rasteve nuk i lejon fëmijët të jetojnë më shumë se një vit. Për t’i qëndruar afër vajzës së tij, Santorum ndërpreu fushatën e tij elektorale.
Në shenjë respekti, edhe rivali i tij Mitt Romney tërhoqi spotet negative kundër Santorum.
SONDAZHET FAVORIZOJNE OBAMËN
Sipas sondazheve të fundit, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në avantazh me 51% të votave kundrejt rivalit Mitt Romney, i cili mbështetet nga 44% e votuesve amerikanë.
(er.nu/BalkanWeb)